Mazhoranca voton Cefen, opoztia akuzon per manipulim votash

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Nje dite pasi kreu i mazhorances raportoi ne Bruksel se ne Shqiperi eshte kthyer normaliteti ne jeten parlamentare, seanca e djeshme plenare faktoi te kunderten. Ndersa nisi ne nje klime bashkepunimi, ajo u mbyll me tensione, grindje dhe akuza te ndersjella mes paleve, qe te kujtonte klimen e tensionuar te janarit te vitit te kaluar.

Kandidatura e propozuar nga demokratet, Elvis Cefa, kaloi dje proven e Kuvendit perballe propozimit te socialisteve, Ardian Visha, per anetarin e ri te Keshillit te Larte te Drejtesise. Por ndryshe nga se kishin rane dakrod ne fillim te seances per te zhvilluar nje votim me kuti, ne fund votimi ishte i fshehte elektronik, ku Cefa mori 71 votat e mazhorances, nga 74 qe ka gjithsej.

Opozita e bojkotoi votimin pas debatit te forte qe shkaktoi ndryshimi ne minuten e fundit i mynyres se votimit per anetarin e ri te KLD-se. Tensionimi i djeshem mund te sherbeje per nje ngerc te ri politik ne nje moment delikat qe ka te beje me zgjedhjet presidenciale te qershorit.

 

Tensionet ne salle

Gjithcka ndryshoi kur nje kerkese e anetareve te mazhorances Viktor Gumi dhe Arenca Trashani gjate nderprerjes se seances per te bere gati kutine dhe fletet e votimit, qe kerkuan qe cdo flete votimi te firmosej nga deputetet, por kjo nuk u pranua nga ana e deputeteve socialiste.

Sipas tyre, firmosja e fletes se votimit do te thote se cdo deputet do te dilte i ekspozuar per voten e tij. Pasi kundershtoi firmosjen  ne castin e terheqjes se fleteve nga deputetet, opozita kerkoi ose vulosjen e fleteve, ose firmosjen e te tera fleteve perpara fillimit te votimit.

Pas debateve dhe replikave te zhvilluara ne sallen e seancave plenare, Kryetarja e Kuvendit deklaroi hapjen e votimit te fshehte elektronik. Pasi Elvis Cela mori votat e nevojshme per te qene anetar i KLD-se, nuk u realizua votimi i dyte: ai per propozimin i PS-se Ardian Visha.

Nese votimi do te ishte me kuti, ne fletet e votimit do te ishin dy kandidatet. Ne nje pronocim per mediet pas perfundimit te seances parlamentare deputetje e PD-se Arenca Trashani, qe ishte dhe sekratarja e votimit, shpjegoi se “vendimi per ndryshimin e votimit u mor pasi anetari i opozites Armando Subashi nuk zbatoi Rregulloren e Kuvendit, qe parashikon procesin e votimit me kuti”.

Ndersa deputetet socialiste e cilesuan te parregullt votimin per Cefen, pasi sipas tyre ne votim duhej te ishte hedhur i pari Ardian Visha si kandidature e minorances. Ne sallen e Kuvendit, ku pervec se larguares Rudina Seseri i pranishem ishte dhe ish-deputeti dhe ish-ministri Dritan Prifti.

 

Similar Posts: