Mazhoranca e opozita kunder Mediut per tokat

Author: | Posted in Kosovo News No comments

PS, Klosi: Kalimi i tokes bujqesore ne pronesi behet thjesht per qellim elektoral

Gjana: Amendamentet e Mediut jane ne diskordance me thelbin e ligjit

Mazhoranca dhe opozita u shprehen dje kunder amendimeve ligjore te kryetarit te PR-se Fatmir Mediu per projektligjin “Per kalimin e pronesise pa shperblim dhe dhenien e titujve te pronesise se tokes bujqesore” per fermeret qe e kane ne zoterim ate.

Sipas kryetarit demokrat te Komisionit te Veprimtarise Prodhuese Jemin Gjana, “amendamentet e ardhura nga deputeti Mediu jane ne diskordance te plote me thelbin e ligjit dhe mbeten jashte mundesise qe ne te mund t’i konsiderojme”.

Ndersa perfaqsuesi i vetem i opozites ne mbledhjen e djeshme, deputeti socialist Blendi Klosi, u shpreh se projekti i qeverise per kalimin e tokes bujqesore nga perdorimi ne pronesi behet thjesht per qellim elektoral. “Nuk doni te zgjidhni problemet, por doni tu hidhni nje batanije per fushate elektorale.

Nuk keni votat ne Kuvend, prandaj vini verdalle. Hiq dhe zotin Mediu, nga 71 vota keni 70”, – tha Klosi. Me tej deputeti i PS-se vijoi: Ne kete projektligj nuk percaktohen se cilat jane shkaqet qe sollen nevojen e nje ndryshimi te ketij ligji pas 17 vjetesh daljes se tij.

Nuk duhet harruar se nuk ka dokumentacion te sakte ne ish-zyrat e kadastres. Shume dokumentacione te ndarjes se tokes apo te gjendjes aktuale jane zhdukur, kane humbur ose jane djegur, prandaj procesi i kerkuar eshte i pamundur.

Ne keto kushte, ndryshimet e sjella me kete projektligj jane demagogji per qellime elektorale dhe nuk zgjidhin pothuajse asnje nga problemet e medha ne lidhje me pronesine mbi tokes bujqesore, – vijoi deputeti i PS-se. Por ne kunderpergjigjen e tij Gjana u shpreh: “Ne kete ligj s’behet fjale per tituj te rinj, por per dhenien e titujve te pronesise ndaj atyre qe nuk eshte dhene me pare.

Kryetaret e Komunave apo te bashkive kane kompetenca te marrin ne shqyrtim procesin, pra ata ne njefare mynyre bejne punen e hamallit te qeverise, por vendimmarrja e dhenies se titujve eshte kompetence e keshillave komunale apo bashkiake.

Pra, qeveria vendimmarrjen nuk e ka lene ne doren e nje njeriu te vetem, ajo eshte kolegjiale. Sa i perket ligjit, jeni te mirepritur te sillni amendimet tuaja per t’i shqyrtuar me seriozitet nga ky komision”, – u shpreh Jemin Gjana.

Jemin Gjana

“S’behet fjale se ndarja dhe pajisja me keta tituj pronesie i lihet ne dore kryetarit te komunes. Kryetari i komunes do te jete pergjegjes per te ndjekur procedurat, ndersa vendimmarres jane keshillat e komunave. Nje pjese e madhe e kryetareve te komunave jane te opozites, c’ka do te thote se dhe administrata eshte e saj.

Blendi Klosi

“Toka ne territoret e ish-NB-ve ne pjesen me te madhe e ndodhur rreth qyteteve, aktualisht eshte ose e okupuar me ndertime te jashteligjshme, ose eshte kthyer ne truall nga zgjerimi i vijes kufizuese te qytetit. Atehere, si mund te trajtohen si toke bujqesore, ku perseri kete verifikim e ka administrata e komunes apo e bashkise?

Ilir Bano

“Duke qene plotesisht dakord me kete qe thate ju, hedh poshte ato aludimet per korrupsion te mundshem ne drejtim te ndarjes se titullit te pronesise, se vendimet do te merren ne keshilla dhe madje me votim te cilesuar, keshtu qe cdo lloj votimi do te kete miratimin e PS-se, te PD-se dhe te perfaqesuesve te tjere ne keshill.

Batutat

Gjana – Faleminderit zoti Klosi per ligjeraten!… Klosi – Serioze. Gjana – Shume serioze! Tregohet nje histori me kembet e nje mashtruesi, qe fliste gjithe diten dhe ne nje bisede me koleget ia nderprene fjalen. Pastaj kur i thane: “Ku e lame?” – “Te kembet”, – tha ai dhe filloi. Vazhdimin e dime te gjithe ne dhe une nuk dua te vazhdoj me tutje. Klosi – Te jeni te sigurt se vlersimi juaj nuk me prek fare. Shpresoj qe ate historine e kembeve te mos e keni mesuar ne Kuvend. Gjana – Ju kerkuat qe te mund te merrni kohe per te sjelle amednime per ta permisuar. Sigurisht ne jemi te pritur te vazhdojme. E para nuk beht fjale per tituj te rinj pronesie, se, po the “Tituj te rinj”, do te thote se ka nje titull te vjeter. Ne bejme fjale per te marre nje titull qe nuk eshte dhene. Klosi – nuk doni te zgjidhni problemet, por doni t’u hidhni nje batanije per fushate elektorale. Nuk keni votat ne Kuvend, prandaj vini verdalle. Hiq dhe zotin Mediu, nga 71 vota keni 70. Gjana – Ne realicion do t’i propozoja Komisionit qe, meqenese ne jemi komision qe japim mendim, gjykoj se 3 apo 4 prej amendamenteve te sjella nga Zoti mediu e kthejne ate ne te kundert. behet fjale per te mos krijuar mundesine per te pasur tituj pronesie fermere qe e kane perdorur token.

Similar Posts: