Maqedoni, tjetër incident ndëretnik

Author: | Posted in Social No comments

Tashme incidentet nderetnike ne Maqedoni sa po vijne dhe po kthehen serish ne ngjarje te perditshme. Kesaj radhe shenjstra e huliganeve Maqedonas kane qene dy studente te nacionalistet Turk.

Gjate mbremjes se dites se diele dy studentet Turq jane sulmuar dhe rrahur brutalisht ne qendren e kryeqytetit Maqedonas. Ato jane sulmuar dhe rrahur vetem se agresoret i kane degjuar ato te flasin ne gjuhen Turke.

Studentet te nacionalitetit Turk jane derguar menjehere ne spital dhe kane marre lendime serioze ne koke dhe pjese te ndryshme te trupit. Ky sulm i radhes ka ardhe mbas nje dite pasi policia maqedonase ka evidentuar nje incident ne nje autobus urban mes disa udhetareve dhe nje grupi maqedonas, ku te cilet ato po fyenin shqiptaret dhe kane tentuar te djegin flamurin kombetar.

Ndersa tifozet e skuadres se basketbollit te MZT kane bere nje thirrje publike per bashkim te gjithe tifozeve maqedonas kunder shqipetareve. Nderkohe ka reaguar Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska ku ne fjalen e saj per shtyp ka komentuar se keto incidente do te ndiqen me padi penale per tifozet.

Me tej ajo ka shtuar se policia ne te ardhmen do te reagoje ashper ndaj te gjithe atyre te cilet do te tentojne te nxisin incidente jo vetem ne terrenet sportive por dhe jashte tyre. Analistet Maqedonas ne nje opinion te tyre kane komentuar se keto incidente nderetnike po nxiten nga qendra te caktuara te cileat deshirojne te mbajne te tensionuar situaten ne Maqedoni.

Similar Posts: