Mafia Evropiane, 600 miliarde euro ne vit, shqiptaret rol kyc

Author: | Posted in Kosovo News 1 Comment

Te pakten 600 miliarde euro eshte xhiroja vjetore e mafies ne Evrope, ndersa mafia shqiptare, ndonese me pak eskperince rezulton si famekeqe dhe me rol kyc ne Ballkan. Kete e pohon Italiani Rosario Crocetta, zevendespresident i pare ne komisionin Europian parlamentar te Antimafias.

Deklarata e tij gjendet ne stilin elektronik www.corieredigela.it, ku shpjegon disa detaje te aktivitetit te mafies, kryesisht ne Itali, por edhe ne Europe. I zgjedhur me 18 prill, ne mandatin e tij te pare ne Bruksel ai shpreht  se “jam sinqerisht i lumtur per te sjelle ne brendesi te Evorpes nje beteje qe e fillova ne Sicili, se bashku me te rinjte, grate e sipermarresit qe nuk duan te paguajne para per mborjtje, familjet e viktimave, forcat e rendit, gjyqtaret dhe jam gjithashtu i lumtur se nje sicilane, Sonia Alfano, kryeson komisionin”.

 

Xhiroja vjetore e hartes se mafies

Crocetta thote se “Ceshtjet e medha te mafies si trafiku i droges, trafikimi i armeve dhe qenieve njerzore, spekulimet, sulme ne shpenzimet publike, korru[sionit dhe shpenzimit te parave krijojne ne total xhrio vjetore prej 600 miliarde eurosh ne Evrope, ndersa ne Itali, kjo shume vlersohet te jete rreth 150 miliarde euro ne vit.

Korrupsioni eshte vlersuar se ka nje xhiro prej 200 miliarde eurosh ne vit ne Evrope dhe ne Itali, 60 miliarde euro ne vit. Organizatat mafioze, nderkohe kane arritur nje nivel te paprecednete te shperndarjes.

Nje here e nje kohe ka qene vetem “Cosa Nostra”, por me pas mafiet Italiane jane bere kater, te gjitha te fuqishme. Nderkohe mafie te reja  kane lindur ne te gjithe Europen dhe boten, mjafton te mendosh  vetem per mafien shqiptare dhe ate te Ballkanit, mafien e Evropes lindore (Bullgaria, Romania, Lituania, Rusia etj..), mafiet te Amerikes se Veriut e jugut, mafien Japoneze dhe Kineze.

Ne praktike cdo here qe kapet nje i kerkuar, themi te gjithe  se mafia eshte eleminuar, por pavarsisht goditjeve fatale qe i jane shkaktuar mafies italiane, krimi organizuar tenton te perhapet me karakteristikat qe ka pasur per shume vite Cosa Nostra”.

Strukturat Antimafia

Me tej Crocetta shton se “Mund te themi pa frike se modeli i “Cosa Nostra” – sic thuhet nga prokurori Scarpinato, eshte larg nga te qenit i eleminuar dhe eshte bere modeli kriminal i mijevjecarit te trete.

Po ku perfundojne parate e mafies? Ekziston nje sistem i legjislacionit i qendrueshem dhe efektiv ne nivel Europian? Keto jane pyetjet me te cilat perballen qytetaret dhe kjo eshte keto pyetje qe Komisioni Europian i Antimafie deshiron t’u jape pergjigje.

Komisioni i ri, ne fakt, ka per detyre hetimin e aktiviteteve te krimit te organizuar, korrupsionit dhe pastrimit te parave dhe kjo do te behet ne bashkepunim me mjetet per te luftuar krimin.

Evropa ka tashme struktura antikrim si Eurojust, Europol dhe Olaf, por do te bashkepunohet me institucione nga ana e 27 shteteve anetare dhe organizatat e shoqerise civile ne te gjithe Evropen, te cilet do te ngrihen kunder mafies. Objektivi kryesor do te jete hrmonizimi i legjislacionit te 27 vendeve te Evropes, per te parandaluar keto organizata mafioze”.

Shqiptaret, mafia e dyte pas Ndargetes e Koza Nostres

Implikimi i mafies shqiptare me italianet apo krijimi i grupimeve te vecanta qe influencojne ne organizimin e krimit te organizuar, tashme perbejne nje nder shqetesimet kryesore pertej Adriatikut. Lajmi i bujshem u dha disa muaj me pare nga vete ministri i brendshem italian, Roberto Maroni, i cili nder mafiet e huaja  e renditi te paren ate shqiptare se segment kyc i punve te pista (kryesisht trafiku i droges e femrave), teksa nderrimi i liderve te ketyre organizatave mbetet nje tjeter fenomen.

Maroni i leshoi keto deklarata te fuqishme  gjate nje raportimi te Komisionit parlamentar te Antimafies, ku permendi edhe peshen e “Ndrangetes” dhe “Cosa Nostres” si dy prej gjigandeve te mafies, te gatshme per te ricikluar ne cdo cast parane e piste dhe per te akestruar sistemin  e pushtetit lokal per perfitimet e tyre  qe arrijne ne miliarda euro.

Maroni pershkroi edhe linjat ku jane te shtrira keto organizata qe tashme e kane  shtrire influencen pervec, jugut te Italise kalabri, Sicili te njohura si rajonet meme, drejt veriut, ku Lazio eshte nje nder pikat kyce.

Por alarmi sipas Maronit  rritet kur mesohet realisht prezenca e mafies  se huaj, ku krah per krah italianeve qendrojne shqipetaret, te pasuar nga rumunet, kinezet dhe nigerianet. Mafia shqiptare merret kryesisht me trafik droge  dhe dergim prostitutash.

Maroni shpjegon se mafiet e huaja po zgjerojne  lidhjet me tradicionalitet italiane. Ne “hotel Tirana”, Fratini ka thene se femrat shqiptare nuk duhet te jene “eldorado” per perendimoret. Antimafia Italiane gjithnje i ka konsideruar grupet shqiptare te mafies si te fuqishem e me lidhje nderkontinentale.

Keshtu nese droga  kalon nga Truqia per ne Shqiperi, me pas do te ndjeke itinerarin per ne itali dhe me pas percillet drejt vendeve ne thellesi te Evropes. “Nese nuk gjendet terreni i pershtatshem ne itali, atehere grupet kriminale shqiptare marrin persiper misionet e dergimit te mallit per ne Holande dhe se fundi, per ne Belgjike.

Te ardhurat qe sigurojne keto grupe, vitet e fundit kane nisur te financohen ne sektore te tille si hoteleri, transport, ndertim. Por tendenca jane verejtur ende per depertimin e tyre ne sektorin bankar”, perfundojne raportet. Nderkaq, muajt e fundit  te 2012-es prokuroi i Leces Motta ka deklaruar se tonelata hashashi vijne nga shqiperia ne itali.

Similar Posts:

Comments
  1. Posted by Eraldi