Madeleine Albright mbërrin në Prishtinë

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Madeleine Albright ish-sekretarja e Shtetit mbrrin ne Prishtine paraditen e se enjtes. Ajo do te marre pjese ne Samitin Nderkombtar te Gruas.

Ka qene Ministri i Jashtem i Kosoves, Z. Enver Hoxhaj i cili ka pritur fillimisht Albright. Ai gjithashtu ka vlersuar angazhimin e vazhdueshem te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe ate personal te Albright ndaj Kosoves. Disa dite me pare ish-sekretarja Amerikane Albright ne nje interviste ceke e titulluar “Tyden”, ka mbrojtur nderhyrjen e forcave te NATO-s ne Kosove per ne parandaluar spastrimin etnik serb gjate vieteve te luftes ne 1999.

Ishte mese e drejte nga ana jone ajo qe ne kemi bere per Kosoven per te ndalur ne cdo menyre spastrimin etnik dhe jemi krenare qe ja arritem qellimit. Une vete personalisht besoj te paqa por nuk jam pacifiste. Ndeonjehere duhet perdorur dhuna per te ndalur dhunen”, tha ne fjalen e saj Albright.

Madeleine Albright gjithashtu u shpreh se, nese qeveria e nje vendi nuk eshte ne forme ose e afte per te mbrojtur qytetaret e saj, atehere i takon bashkesise nderkombtare te beje nje gje te tille.

Gjate intervistes se saj Albright u pyet edhe ne lidhje me privatizimin e Poste Telekomit te Kosoves, qe ka shkaktuar jo pak polemika ne vend.

“Momentalisht nuk mund te flas per ceshtje te tille sepse akoma jemi ne mesin e ketij procesi. Por nga ana tjeter ne kemi investuar dhe vazhdojme te investojme edhe ne vende te tjera te largeta sic eshte Azia, Afrika apo Amerika Latine. Kjo do te thote se me keto procese behet fjale per tregje ne zhvillim, por ku ka nevoje per infrastrukture dhe ne kete e bejme vetem per te ndihmuar” tha Albright.

Kjo interviste me ish-sekretaren e shtetin Amerikan u be me rastin e daljes ne treg te librit te saj me te ri i titulluar “Dimri i Prages”.

Similar Posts: