Lufta mes gazsjellësve

Author: | Posted in Albania, Economy No comments

AMERIKA-KUNDER_tapNe lidhje me rruget e gazit ne Europe, sipas Ministrise se Ekonomise raporti i paraqitur ne Komitetin e Jashtem te Senatit Amerikan, nuk i demton aspak shanset e gazsjellesit transadriatik, i cili kalon permes territorit shqiptar.

Drejtori i Projekteve Nderkombetare, Dorian Ducka, ne kete Ministri deklaroi se ishte nje analize e mirfillte qe behet shpesh nga Senati Amerikan, Kongresi Amerikan dhe pjese te ndryshme te administrates,  dhe jo nje qendrim i Qeverise Amerikane, pra duhet lexuar pak me mire dhe me thelle.

Nepermjet zonave te detit Kaspik, qeveria amerikane mbeshtet diversifikimin e burimeve te energjise ne Bashkimin Europian. Se cili do te jete projekti fitues, kjo eshte ceshtje konkurence dhe transparence. ‘Me shume se nga lobimet ato qe do te percaktojne, se cili nga projektet do te jete fitues jane interesat ekonomike, ku gazsjellesi Transadriatik eshte qartesisht me superior se Nabucco’, tha Ducka.

Ai shtoi se perparesite kryesore te  projektit TAP, eshte se ai eshte nje projekt ekonomik dhe komercial. Eshte nje gje strategjike nese Bashkimi Europian dhe konsumatoret e tij do te perfitojne gaz me cmimin me te ulet ne treg, kur gjatesia e gazsjellesit do te jete me e shkurter dhe ndertimi i ketij projekti do te realizohet me shpejt se rivali i tij.

Do te jete gazsjellesi, qe kalon permes Shqiperise, per te cilin qeveria beson se projekti me shanset me te medha per te fituar, ne vendimin qe do te merret ne 6 muajt e pare te ketij viti.

Ducka ka theksuar se si projekt i pare fitues, doli projekti TAP dhe pavarsisht se ka shkuar ne finale sin je nga projektet me te avancuara te kohes, ai mendon se shancet me te medhaja per te fituar eshte ai i projektit Transadriatik.

Senatori mjaft popullor ne Amerike, Richard Lugar, disa dite me pare ne largim paraqiti nje raport para Senatit, ku i sugjeroi Qeverise Amerikane te zgjidhnin projektin Nabucco, i cili eshte me superior persa i perket interesave gjeopolitike te SHBA-se.

Similar Posts: