Londër, ekzekutohet 22-vjeçari shqiptar

Author: | Posted in RTK LIVE No comments

Nje 22-vjecar Shqiptar nga Shkodra eshte goditur me thika nga disa te rinj zezake pas nje zenke te castit qe eshte krijuar per ceshtje radhe ne “Fast – food” – in Burger King. Ngjarja ka ndodhur ne veri te Londers ne lagjen woodgreen, lagje kjo e cila eshte me dendesi te madhe te komunitetit Shqiptar ne kryeqytetin Britanik.

Sipas informacioneve te policise lokale ende nuk eshte bere ndoje arrestim per vrasjen e shqiptarit Pelivan Zekaj nga qyteti i Shkodres. Policia e cila shkoi menjehere ne vendin e krimit deklaroi se hetimet ende vazhdojne.

Agjentet Britanike jane duke grumblluar te dhena nga deshmitare te mundshem dhe pjestare te komunitetit shqiptar, ndersa qendra tregtare vazhdon te jete e mbyllur nga policia e cila po merret me verifikimin dhe kamerat me qark te shkurter.

Emigranti Shqiptare emri i te cilit eshte Pelivan Zekaj mendohej se jetonte ne menyre te zeze ne shtetin Britanik si shume Shqiptare te tjere ne Londer, gjithashtu mendohet se familja e tij eshte informuar mbi fatkeqsine.

Ndersa ne vendngjarje qytetaret Britanike ne shenje respekti vazhdojne te vendosin lule. Diten e hene pritet te behet edhe identifikimi i kufomes ne morg nga pjestaret e komunitetit Shqiptar ne Angli.

Ndersa Ambasada Shqiptare ende nuk eshte informuar zyrtarisht per vrasjen e te riut shqiptare ne Londer, dhe kjo nenkupton se riatdhesimi i trupit te viktimes mund te zgjase minimalisht disa dite deri ne perfundimin e procedurave hetimore nga policia. Brenda nje kohe dy mujore ky eshte Shqiptari i dyte qe vritet ne shtetin Britanik.

Similar Posts: