Londër, burg përjetë shqiptarit nga Kosova

Author: | Posted in Kosovo News, Social No comments

Denohet me burgim te perjetshem Shqiptari nga Kosova Lundrim Gjikokaj dhe nuk ka te drete apelimi pa kryer 28 vjet heqje lirie ka vendosur Gjykata e Larte e Londres per vrasjen e shokut te tij po nga Kosova Cime Sogojeva.

Kjo ngjarje teper e rende ka ndodhur ne vitin 2008, ku 31-vjecari Lundrim Gjokaj i cili njihej edhe si nje bixhozci teper i thekur i pati marre hua nje shume prej 250 mije sterlina shokut te tij Cime Sogojes edhe ky i fundit njihej si nje person me precednte penal per vjedhjet e bujshme ne metrote e parkimit te Londres.

Ne procesin Gjyqesor u tha se viktima Sogojeva i kishte bere presion Lundrim Gjikokajt per te marre nga parate te cilat ia kishte dhene borxh disa kohe me pare vlera e te cilave kapte shumen e cerek milione sterlinave.

Vrasesi ka shkuar ne shtepine e viktimes me nje kuti cokollatash ne dore per te fshehur qellimin e tij mizor dhe pasi ka mundur te hyje brenda ne banesen e Cime Sogojeves e ka qelluar ate me shtate plumba dhe i ka dhene edhe nje goditje me thike ne qafe.

Lundrim Gjikokaj banonte ne qytetin e Reading i cili ndodhet ne veriperendim te Londres, punonte si nje shofer autobusi, dhe sipas gjykatesit Nicholas Broene Gjikokaj ka kryer nje ekzekutim te planifikuar dhe te paramenduar mire eshte treguar brutal dhe ne gjakftohtesi te plote.

Sipas Tim Duffiled, kryededektiv i Skuadres se Vrasjeve ne Policine Metropolitane, tha se Lundrim Gjikokaj ka paraqitur nje alibi te hartuar me mjeshteri te madhe pas arrestimit. Fillimisht ai eshte arrestuar diten e vrasjes, por me pas eshte liruar me kusht.

Ai ka deklaruar ne polici se ishte shok i ngushte me viktimen dhe i kishte ardhur shume keq per vdekjen e tij, deklaroi dedektivi. Ne procesin gjyqeor Gjikokaj ka vendosur te mos i pergjigjej pyetjeve te veshtira ne procesin gjyqesor.

Similar Posts: