Lirohen 66 aktivistët e Vetëvendosjes

Author: | Posted in Kosovo News, Politics No comments

Jane liruar 66 aktivistet e vetvendosjes te cilet protestuan kunder firmosjes se privatizimit te distributorit te energjise se Kosoves. Ata u liruan ne oret e vona te se merkures. Sipas raportimeve te mbledhura nga ne, 66 te arrestuarit ne shenje proteste jane paraqitur para gjykates per kundra vajtje dhe nje pjese e tyre jane denuar me nga 450 euro gjobe, ose ne te kundert 30 dite burgim.

Gjate paradites te se merkures Deputete dhe aktiviste te kesaj levizje kane protestuar kunder privatizimit dhe nje pjese e tyre jane arrestuar pasi kane tentuar te hynin me force ne ambjentet ku do te nenshkruhesh kontrata.

Per te shperndare protestuesit policia ka perdorur gaz lotsjelles pasi disa nga protestuesit kane kapercyer rrethimin e selise qeveritare. Pasi forcat e rendit kane arritur te vene nen kontroll proestuesit, me pas do te ishin deputetet e kesaj levizje te cilet qendruan ne hyrje te portes kryesore te qeverise se Kosoves.

Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu dhe Visar Ymeri kane kerkuar me ngulm qe te hynin ne sallen e ceremonise se nenshkrimit te Kontrates. Pasi policia e ka refuzuar kerkesen e tyre dhe disa minuta me pas ne perpjekje per te bindur ata, forcat e policise kane perdorur dhune dhe ka mundur te nxjerre ata jashte oborrit te qeverise.

Ndersa kreu i levizjes Vetvendosje Albin Kruti e ka perkufizuar kete ngjarje me termin “shtet Policor”. Ne nje deklarate zyrtare Policia e Kosoves e ka quajtur kete proteste nje slum ndaj objekteve shteterore.

Naim Rexha nendrejtori i pergjithshem i policise se Kosoves ka deklaruar se policia ishte e detyruar te perdorte forcen. Por pavarsisht kesaj proteste, qeveria e Kosoves ka firmosur kete kontrate qe parashikon kalimin e KEDS-it konsorcimuit “Çalik & Limak”, i cili ka ofruar nje shume mbi 26 milione euro dhe ka premtuar investim prej 300 milione euro ne 15 vitet e ardhshme.

Similar Posts: