Linjë hekurudhore Shqipëri-Kosovë

Author: | Posted in Albania, Economy No comments

hekurudhePritet edhe nje here bashkepunimi midis Kosoves dhe Shqiperise per te bere nje lidhje tjeter ndermjet tyre. Krahas rruges se Kombit, keto dy shtete fqinje pritet te afrohen akoma me shume midis tyre, ne nje te ardhme shume te shkurter, permes krijimit te nje hekurudhe.

Fehmi Mujota, ministri i infrastruktures, pas takimit me kreret e Bankes Evropiane per Zhvillim dhe Rindertim, deklaroi se per shtetin e Kosoves eshte e perballueshme ndertimi i 18 kilometrave hekurudhe. Ka shenja te mira qe shtetet mund te ofrojne programet e tyre dhe per kete arsye do te bashkepunojne me Shqiperine.

Ministri infrastruktures, pas bisedimeve me BERZH, tha se shtetet do te ofrojne programet e tyre. Qe te bejne kerkesat dhe propozimet ne kohe Kosoves i duhet te bashkepunoje ngushte me Shqiperine dhe keto projekte madheshtore do te hyjne ne permirsimin e zhvillimit ekonomik te Kosoves, Shqiperise dhe gjithe rajonit.

Ne konferencen e fundvitit zoti Mujota tha se eshte shpenzuar pothuajse 100% e buxhetit, nje arritje kjo, e ministrise qe drejton.

Mujota beri te ditur mbi autostraden ‘Ibrahim Rugova’ se punimet do te perfundojne ne fillim te vitit 2013, me pjesen deri ne fshatin Bese te Podujevit dhe vazhdimi deri ne kufi me Serbine, ne Merdare, i cili eshte projekt me vete dhe pret te mbeshtetet nga Komisioni Europian.

Ai shtoi gjithashtu se vazhdimi i rruges se korridorit te shtate, ajo e Merdarit mbetet nje ceshtje per t’u diskutuar. Eshte nje projekt me vete qe kerkon buxhet te caktuar i cili do te kete mbeshtetjen e KE-se.

Nder te tjera ne vitin 2013 buxheti i ministrise do te arrije ne 310 milione euro, rreth 11% me shume se i vitit 2012.

306 milione euro nga ky buxhet do te merren per projektet kapitale, ku perfshihet edhe linja e autostrades Prishtine-Han Elezi ne kufi me Maqedonine, si dhe disa rruge te tjera lokale e magjistrale.

Similar Posts: