Liga, Berisha nuk u përgjigj

Author: | Posted in Albania, Social No comments

sali-berishaMbetet nje shprese per Kosovaret, ne deklaratat e leshuara prej kryeministrit shqiptar Sali Berisha i cili tha se krijimi i nje Lige Mbarekombetare te futbollit do te ndiqet nga hapa konkrete

Memli Krasniqi, ministri Rinise dhe Kultures, tha se dicka e tille eshte diskutuar edhe me perpara por ende nuk eshte konkretizuar. Ai tha se kolegu i tij, Aldo Bumci do te marre iniciativa konkrete. Do te behet nje propozim dhe me vone konfirmimi  i modaliteteve ne kordinim me federatat perkatese dhe te marrin hapat e nevojshme pasi ato jane pergjegjese per organizimin e garave.

Fadil Vokrri, kryetari i Federate se Futbollit ne Kosove tha se qeveria duhet te kryeje detyren e saj, dhe federatat do t’a kryejne kete brenda 24 oreve. Nga ana tjeter sipas tij, me pare kjo duhet te lejohet nga FIFA, pasi FFK-ja nuk eshte ende anetar i saj.

Ai deklaroi se politika duhet te beje punen e vet, dhe nese ligji do t’a lejonte federata do t’a bente brenda 24 oreve, por duhet pare nese kjo eshte e lejueshme dhe nese eshte e mundur te behet nje ligj i perbashket.

Nje vit me pare, nje nder Klubet me te njohura kosovare, FC Prishtina kerkoi te luante ne kategorine superiore te Shqiperise, por kjo nga ana e FSHF-se ishte mbeshtetur thjesht si ide, dhe ne  vendim thuhej se kjo duhej pare nga ana juridike dhe ajo institucionale.

Remzi Ejupi, presidenti i Klubit FC Prishtina, nje dite pas deklarates se kryeministrit Berisha, kujtoi se nje kerkese te tille ia kishte derguar edhe presidentit Bamir Topi, kryeparlamentares Jozefina Topallit, dhe vete kryeministrit Berisha, por nuk mori nje pergjigje konkrete prej tyre. Iniciativen per Ligen Mbarekombetare ai e vlereson si dicka pozitive dhe shpreson qe deklaratat e kryeministrit Berisha te kthehen ne vepra.

Ai shtoi se eshte nje ide e mrekullueshme. Edhe pse deklarata ka qene e mehershme, ky shenohet si moment histori, por kjo mund te jete nje marketing politik, si ajo e pashaportave shqiptare dhe ideja e Portit te Shengjinit. Megjithese, sipas Ejupit, ideja, po te kthehet ne veper do te ishte dicka e jashtezakonshme. Krijimi i nje lige te perbashket do te ishte me terheqese, ku do te rritej rivaliteti midis Klubeve dhe interesimi i sportdashesve.

Similar Posts: