Liderët botërorë në Kosovë

Author: | Posted in Politics No comments

Gjate mbledhjes se qeverise, kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka deklaruar se Kosova po e forcon cdo dite e me teper subjektivin e vet nderkombtar.

Ne vazhdim te fjales se tij ai nuk ka lene pa permendur se Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian do te jene gjithmone partneret kryesore te Republikes se Kosoves.

“Ka deshire te theksoj disa fjale per pozicionin e Republikes se Kosoves e cila cdo dite po forcohet me shume si subjektiv nderkombtar. SHBA dhe BE-ja do te jene gjithmone partneret tane me te ngushte e kryesore.

Dhe mua me gezon fakti se partneret tane ne gjithmone dhe ne cdo kohe i kemi pasur midis nesh ne proceset per liri, pavarsi dhe gjithnje konsolidim te shtetit dhe integrimin sa me te shpejte per ne NATO, BE dhe ne OKB”, tha ne fjalen tij para mbledhjes se qeverise zoti Hashim Thaci.

Nderkohe, vizitat qe do te ndodhin ne ditet ne vijim ne Kosove, duke e filluar nga sekretarja e Shtetit Hillary Clinton apo te baroneshes Catherine Ashton e deri tek sekretari i Mbreterise se Bashkuar, William Hague, dhe ku sipas kryeministrit Hashim Thaci jane mesazhi me i sigurte ne mbeshtetjen e Kosoves.

Ne vijim te kesaj mbledhje ministrja e Tregtise, Mimoza Kusari Lila ka informuar kabinetin qeveritar ne lidhje me raportin e fundit te Bankes Boterore “te berit biznes”. Dhe nga pozita e 126 ku Kosova ndodhej vitin e kaluar kete vit eshte pozocionuar ne vendin e 98-te duke shenuar nje perparim per 28 vende. Zonja Kusari Lila shpjegoi se permisimi ka ndikuar ne mbrojtjen e investitoreve, shpejtesise te dhenies dhe shume kritere te tjera.

Similar Posts: