Lajme Shkurt Kosova

Author: | Posted in Kosovo News No comments

gjykata-prishtineEshte shtyre konfirmimi i aktakuzes per dhjete avokatet

Proguroria Speciale ende nuk ka konfirmuar aktakuzen e ngritur ndaj dhjete avokateve. Procesi gjyqesor, i cili u mbajt ne Gjykaten Komunale me date 14.10, eshte shtyre serish sepse nuk kane marre pjese ne seance kater nga avokatet e dyshuar. Ali Rexha, perfaqesuesi i Prokurorise Speciale, tha se mungesa e avokateve eshte justifikuar nga arsye mjekesore.

Ndersa gjyqtari, duke mos qene te gjithe te pranishem, mori vendimin per shtyrjen e procesit zgjedhor. Prokuroria ngriti ndaj te akuzuarve nje aktakuze per keqperdorim te besimit, keqperdorimin e planit te te kompanise se sigurmit Kosova.

energjiaKthehet terri

Jane kthyer ne Korporaten Energjitike te Kosoves, telashet me blloqe. Gjithashtu, se bashku me motin e ftohte, jane kthyer dhe reduktimet e energjise. Shume komuna ne Kosove jane lene ne terr te shtunen nga renia e bllokut B1. Thuhet ne KEK se eshte permiresuar situata me evitimin e problemeve teknike, megjithate qytetaret jane ankuar sepse nuk po marrin sherbimin qe ata po paguajne.

Shume prej banoreve te qyteteve te ndryshme te Kosoves e kane kaluar ne terr diten e pare te fundjaves. Qytetaret qe jane ankuar me shume jane ata te qyteteve te Podujeves,Vushtrries dhe Mitrovices dhe disa banore te fshatrave dhe te komunave te tjera. Sipas Korporates Energjitike te Kosoves, shkaku ka qene dalja nga prodhimi i bllokut B1.

miellNdalohet importi i miellit nga Serbia

Eshte ndaluar nga agjencia e veterines dhe ushqimit te Kosoves importimi i miellit te misrit nga Serbia, sepse eshte konstatuar se ky miell permban veti kancerogjene.

Zedhenesi i kesaj agjencie, Lamir Thaci, beri te ditur se Kosova ka ndaluar para dy javesh importimin e miellit te msirit nga Serbia. Gjithashtu edhe ne Maqedoni jane importuar se fundi disa tone miell me permbajtje kancerogjene. 

ish-kryetari-i-kacanikutIsh-kryetari i Kacanikut: Nuk shkoj ne burg!

Xhabir Zharku, ish-kryetar i komunes se Kacanikut, i cili u denua me 3 vjet heqje lirie per vepren penale te detyrimit, nuk u dorezua vete per vuajtjen e denimit dhe te dielen iu drejtua opinionit me nje sqarim.

Zharku u ka treguar permes nje letre gjykatesve te Eulex-it, arsyet se perse nuk e zbaton vendimin, sipas tij arbitrar dhe politik.

Ne letren e Zharkut thuhet se, ai ka marre vendimin per te mos zbatuar vendimin e gjykates, pasi gjate javeve dhe diteve te fundit kane siguruar prova te reja, qe kane provuar t’i paraqesin para gjyqesorit vendor si dhe atij te Eulex-it, por nuk ka qene e mundur ta bejne kete, sepse ai vendim eshte politik dhe me porosi.

Ish-kreu i Kacanikut vazhdon me tej duke thene se, qe ata te zbatojne vendimet e Eulex-it dhe drejtesise ne Kosove dhe qe keta te fundit te ballafaqohen me drejtesine, atehere duhet kthyer lenda ne rigjykim.

Gjithashtu, Zharku permend ne leter se zoteron fakte ne lidhje me rastin e tij por edhe me raste te tjera, te cilat eshte i detyruar t’i publikoje nese Eulex dhe drejtesia vendore nuk marrin masa. Publikimi i ketyre fakteve mund te coje ne ngritje  mase te larte se revoltes te qytetareve, dhe mund te prodhoje gjithashtu pasoja te pariparueshme.

Zharku, ne fund te sqarimit, bashkengjiti edhe fjalen mbrojtese, qe kishte deshire ta jepte gjate procesit gjyqesor.

Para disa ditesh, i eshte dorezuar urdheri per arrestimin e ish-kryetarit Policise se Kosoves nga Gjykata Komunale e Kacanikut, si dhe per ta derguar ate ne burg, por ende nuk dihet vendodhja e tij.

 

Similar Posts: