Kyreministri Thaci dhe ai Serb Dacic pritet te shterngojne duart njeri-tjetrit

Me 21 Gusht Kryeministri Kosovar, Hashim Thaci pritet te shterngoje duar me ate te Serbise Ivica Daciç. Ky takim mendohet se do te ndodhe ne seline e Organizates se Kombeve te Bashkuara.

Kryeministri Kosovar i cili tashme ndodhet ne Nju Jork pritet qe diten e marte do te zhvillohet takimi i Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ku do te parashtrohet raporti 3 – mujor i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban kimoon per situaten ne Kosove.

Ishte pikerisht Sekretari i Pergjithshem Ban kimoon i cili “beri presion” ndaj autoritetve ne Prishtine dhe Beograd qe te deshmojne konstruktivitetet ne tejkalimin e marreveshjeve te arritura deri ne kohen prezente ne dialogun e ndermjetesuar nga BE-ja.

Ne kete takim do te marrin pjese Kryeministri Thaci dhe Ministri i Jashtem Enver Hoxhaj ndersa nga pala Serbe do te jete Kryeministri Serb dhe shefi i ri i diplomacise ne Beograd, Ivan Merkic.

Related posts:


Leave a Reply