Kuvend, debate për platformën serbe

Author: | Posted in Politics No comments

kuvendi-kosoveJane zhvilluar te ejnten ne Kuvendin e Kosoves, debate te ashpra rreth platformes se Serbise per Kosoven, me partite e opozites te cilet kritikuan Thacin per qendrimin e tij. Skender Hyseni, deputeti i LDK-se deklaroi se Thaci nuk ka pse te flase ne emer te Evropes ose te shqetesohet per faktin qe tregon se platforma serbe eshte anti-evropiane. Kreu e qeverise, sipas tij, duhet te ushtroje me shume presion dhe te mos aplikoje nje politike regresive.

Ai ka thene se perderisa ka presion nga Beogradi dhe BE te mos e mbeshtese me integritetin territorial te Kosoves, atehere rrjedhimisht, nderkohe qe nuk ka presion nga Prishtina, marrin driten e gjelber ne Bruksel propzimet e Serbise. Nga ana tjeter, Thaci ka thene perseri se platforma serbe nuk ka per gjetur hapesire per t’u zbatuar ne territorin e Kosoves.

Ky projekt do te mbetet ne sirtaret e Beogradit,thote Thaci, pasi ne asnje rrethane ose cmim nuk do te kete as ndarje e as autonomi. Ne nuk duhet te lajthitim nga idete e tyre thote ai. Ndoshta dikush mendon se Beogradi eshte duke levizur me shpejtesi, por kryeministri siguron se ai po leviz mbrapsht.

Ndersa, Sabri Hamiti, deputeti tjeter i LDK-se, vleresoi se pergjegjesi per menyren e vijimit me tej te dialogut me Serbine ne Bruksel, do kete edhe opozita. Kurse shefi i grupit parlamentar te Vetevendosjes,Visa Ymeri, shpreh se qeverija kosovare eshte duke ledhatuar Serbine, duke i dhene shkas asaj per politika radikale.

Ymeri u drejtohet ministrave duke i thene se sa me i mire te tregohesh me Serbine aq me e eger dhe me e keqe behet ajo. Kjo eshte duke u deshmuar edhe aktualisht me ledhatimin qe po i bejne ata si qeveri.

Similar Posts: