Kurti: Thaçit nuk bën t’i besohet

Author: | Posted in Politics No comments

Albin KurtiBisedimet pa asnje kusht midis Serbise do te demtojne Kosoven

Albin Kurti, kryetari i Levizjes Vetvendosje deklaroi se bisedimet midis Kosoves dhe Serbise duhet te nderpriten, pasi udheheqes i tyre eshte Hashim Thaci, nje njeri te cilit nuk mund t’i besohet me.

Ne nje interviste per Radio Kosoven ai ka thene se eshte kunder shkembimit te territoreve, nderkohe qe nje koalicion midis PDK-se dhe AAK-se do te ishte demtim per vendin.

‘Bisedimet pa asnje kusht do ta demtojne shume rende Kosoven. Jo vetem se jam kunder bisedimeve me Serbine qe nuk sjell asgje te mire, por e kam drojen edhe nga kryeministri Thaci te cilit nuk mund t’i besohet ne kete rast’, deklaroi kryetari i Levizjes Vetvendosje Albin Kurti.

‘Cfaredo qe te ndodhe me bisedimet, jam kunder shkembimit te territoreve dhe jam pro bashkimit me Shqiperine te cilen e shoh si te vetmen zgjidhje te ceshtjes shqiptare’, shtoi lideri.

Rreth formimit te nje koalicioni te mundshem mes Partise Demokratike te Kosoves dhe Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Kurti deklaroi se nuk do te ishte e mireqene per qytetaret.

Persa i perket deklaratave te shumta se si levizje eshte kunder SHBA-ve, Albin Kurti ka thene se nje gje e tille nuk eshte aspak e vertete, por pohon se si levizje nuk kane qene dhe aq te kenaqur me afrimin e ambasades se SHBA-ve ne Kosove kohet e fundit.

 

Similar Posts: