Kukës, përmbyset autoboti me naftë

Author: | Posted in Albania No comments

Kukes_AksidentNe te njejtin vend ku humben jeten 3 persona kater dite me pare, nje tjeter viktime bie pre e nje aksidenti tragjik ne rrugen e Kombit.

Ne Kolsh rreth ores 2 te mengjesit nje atuobot me targa te Kosoves (06893-AF) i cili drejtohej nga shtetasi Lufti Topojani, u permbys me 40 tone nafte dhe perfundoi ne anen tjeter te autostrades.

Ne mungese te trafikndareses e cila ishte prishur 4 dite me pare nga nje aksident tjeter i rende, mendohet nga hetimet se drejtuesi i mjetit ka marre kthesen e gjere dhe me vone ka kuptuar qe ka qene ne korsine e kundert te autostrades, dhe eshte perpjekur me shpejtesi t’a ktheje ne korsine e duhur.

Kjo levizje ka rezultuar fatale per viktimen ne fjale, pasi autoboti doli jashte kontrollit prej ngarkeses se madhe duke rreshqitur afersisht 200 metra. Me pas ka prishur nje tjeter trafikndarese dhe ne fund eshte perplasur me faqen e malit.

Perplasja ka qene fatale per drejtuesin e automjetit. Ne kete pjese te segmentit tani eshte krijuar nje zone mjaft e rreshkiteshme pasi nafta eshte perziere me cimenton e thate qe ishte derdhur nga autoboti i aksidentit te meparshem dhe levizja per qarkullim normal eshte pothuajse e pamundur. Per shkak te kesaj policia rrugore ka marre masa duke bllokuar njeren korsi dhe lejon levizjen vetem ne pjesen tjeter te autostrades.

Similar Posts: