“Kriza, Merkel e Klinton, shembuj për rolin e gruas”

Author: | Posted in Politics No comments

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mori pjesë në takimin e Kryetareve të Parlamenteve Evropiane, mbajtur në Vjenë dhe të organizuarnën kujdesin e Kryetares së Pariamentit të Austrisë, Barbara Prammer.

Në panelin e gjerë u diskutua lidhur me shkaqet e krizës financiare globale, si dhe buxhetimi gjinor. Kryetarja Topalli në fjalën e saj e vuri theksin tek ndikimi i rolit të gruas në dhënien e zgjidhjeve për krizën ekonomike.

“Është koha për politika të reja ndaj gruas, për të krijuar politika të reja gjinore. Investimi për gratë mund të jetë një zgjidhje e zgjuar. Gratë mund të jenë një alternativë për krizën globale”, u shpreh Kryeparlamentarja Topalli.

Duke folur për ndikimin e grave lidere në botë, Kryetarja e Kuvendit, përmendi revistën “Forbës”, e cila rendiste në top listën e 100 grave më të fuqishme të botës. Kancelaren gjermane Angela Merkel, Sekretaren amerikane të shtetit Hilari Klinton, dhe Presidenten braziliane Oilma Rusef.

Ajo që di është se këto lidere kanë një zë të fuqishëm sot në botë. Roli i tyre, ndikimi i tyre për t’i dhënë formë jetës ekonomike, sigurisë dhe kulturës, është i pabesueshëm”, -tha ajo.

Similar Posts: