Kriza e Eurozones tashme prek edhe Kosoven

Author: | Posted in Economy No comments

EU-KosoveBanka Qendrore Europiane ka paralajmeruar se ekonomia te vendeve te Eurozones ka per te vazhduar ne dobesimin e saj edhe gjate vitit te ardhshem dhe nuk ka per ta rimarre veten deri ne fillim te vitit 2014. Shqetesimi eshte ngritur edhe ne Kosove.

Banka Qendrore Europiane ka vlersuar se ekonomia ne Eurozone mund te kete nje tkurrje me rreth 0.5% ne vitin present dhe vitin e ardshem parashihet me 0.3% dhe rritja pritet qe te filloje me 1.2% ne fillim te vitit 2014.

Sipas eksperteve te fushes se ceshtjeve ekonomike kane vlersuar se kjo krize e rende ekonomike mbare Europiane dhe boterore ka per te prekur edhe Kosoven. Sipas parashikimit te eksperteve te ceshtjeve ekonomike ato thone se kjo krize mund ta preke Kosoven ne remitencat e saj.

Ndersa Leke Musa nje ekspert i ekonomise ka thene per Radion Europa e Lire, se Kosova dhe Ekonomia e saj kane qene te varura per vite te tera nga dergimet e emigranteve dhe kriza e cila tashme ka prekur keto vende ku emigrantet Kosovare punojne do te kete efekte negative dhe te ndjeshme.

Musa ka vlersuar me tej duke theksuar se po te marresh parasysh trendet globale si dhe rritjen e ekonomive apo depresionin ekonomik i cili eshte present ne shume shtete te botes dhe me i ndjeshem ne shtetet e Bashkimit Europian, kjo ka per te reflektuar qe diaspora kosovare gjithashtu ka per te vuajtur reflektimet e saj edhe ne ekonomine e Kosoves.

Duke iu referuar statistikave te Bankes Qendrore te republikes se Kosoves, dergimet qe emigrantet kane sjelle ne vend tregojne me stabile ku kane arritur vleren e 261.5 milione euro perkatesisht gjate muajit qershor te 2012 ku edhe ka paraqitur nje renine vjetore prej 0.7%. Ndersa sipas te dhenave zyrtare eshte konsideruar se afersisht 25% e popullates se Kosoves jane emigrante ne shtetet e Bashkimit Europian.

Similar Posts: