Krim monstruoz ne Polican

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Krim monstruoz ka ndodhur sot ne Polican. Gjithcka ka ndodhur ne oren 9.00 te mengjesit ku ne ambinetet e brendshme te Uznies Mekanike Shpetim Dervishi i moshes 45 vjec i cili punonte si roje ne kete uzine ka qelluar per vdekje, shefin e sigurise teknike Vladimir Gurri dhe me pas mbi veten e tij.

Te dy kane gjetur vdekjen e menjehershme. Sipas versionit te policise viktimat kane pasur nje grindje verbale midis tyre. Sipas bluve ka dy pista per motivin e ketij krimi makaber. E para lidhet me faktin se bashkeshortja e rojes se uzines ka qene e ngacmuar seksualisht nga shefi i sigurise ne Uzine dhe e dyta lidhet fakti se roja eshte hakmarre per heqjen nga puna e bashkeshortes se tij nga Vladimir Gurri, ky i fundit shef i sigurise teknike ne Polican.

Te paret ne vendngjarje qe kane pare trupat e pajete ne uzine kane qene punojesit e uzines te cilet kane dale ne oborr sapo kane degjuar te shtenat. Por krimi nuk ka mbaruar me kaq. Ne Fabrike ka mberritur vellai i shefit te vrare, Kushtrim Gurri i cili ka mundur te hyje ne ambientet e brendshme te Uzines, e me pas ka masakruar trupin e pajete te Shpetim Dervishit.

Ai i ka prere koken viktimes dhe me pas ka shtetitur me koken e prere ne ambientet e uzines, si dhe ne qytet duke terrorizuar banoret e Policanit. Me pas ai e ka hedhur koken ne shkurre dhe eshte larguar ne drejtim te paditur, por nuk ka zjatur shume pasi ai eshte arrestuar nga policia disa ore me pas.

Ne qytetin e Policanit kane mberritur forcat e RENEA-s nderkohe qe hetimet po kryhen nga Prokuroria Ushtarake, pasi Uzina eshte ne varesi te Ministrise se Mbrojtjes.

Similar Posts: