Krasniqi për Zogun: Nuk njoh asnjë mbret

Author: | Posted in Culture No comments

Akoma vazhdon jehona e rikthimit te eshtrave te mbretit Zog. Jakup Krsaniqi, kryeparlamentari i Republikes se Kosoves eshte udheheqesi i radhes i cili ka shprehur qendrimin e tij. Ne vitet 90 ne Shqiperi eshte mbajtur refernedumi ku eshte vendosur se cili eshte rendi Kushtetues i Republikes se Shqiperise, dhe Krasniqi ka shprehur se nuk njeh ndonje mbret apo princ te Shqiperise.

Kryeparlamentari Krasniqi i pyetur nga media nese atij i eshte derguar ndonje ftese nga Kryeministri Berisha per rivarrimin e mbretit Zog, ku ne kete ceremoni kane qene te pranishem Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga, ai ka thene se nu adrse te tij nuk ka mberritur ndonje ftese, por edhe ne rastin sikur te kishte pasur nje ftese ai nuk do te kishte qene pjese e asaj ceremonie.

“Jo une nuk ka pasur ndonje ftese nga Kryeministri i Shqiperise qe te jem i pranishem ne ceremonine e rivarrimit te ashtuqujaturit “Mbretit Zog”. Ju e dini teper mir dhe eshte e qarte se Kushtetuta e Shqiperise e percakton teper qarte Shqiperine si nje republike parlamentare.

Por une gjithashtu dua te rikujtoj se pas viteve 1990 ne Shqiperi eshte bere referendumi popullor dhe kane qene qytetaret e Shqiperise te cilet kane vendosur se cili do te jete rendi Kushtetues i Republikes se Shqiperise dhe me kete Kushtetute automatikisht perjashtohet cdo kush i cili vazhdon te mbaje titullin princ apo mbret i Shqiperise”, ka theksuar Jakup Krasniqi Kryeparlamentari i Kosoves.

Nderkohe edhe disa dite me pare Kryeministri i Kosoves zoti, Hashim Thaci ka thene nga foltorja e Kuvendit se disa personalitete te tjere dhe si Zogu “Shqipetaret nuk ia kane pare kurre hajrin”. Ndersa rolin e luajtur nga Zogu e ka ngritur lart Presidentja Jahjaga gjate ceremonise se rivarrimit ne Tirane.

Similar Posts: