Krasniqi, para prokurorit për fyerjen e Nënë Terezës

Author: | Posted in Social 9 Comments

Shefqet Krasniqi mesohet se diten e marte per dy ore rresht eshte pergjigjur pyetjeve qe i ka drejtuar prokurori komunal i Prishtines lidhur me fyerejt publike qe ai ka bere ndaj Nene Terezes disa vite me pare ne Xhamine e Prishtines.

Ai ka thene ne prokurori se eshte e vertete se ka komentuar ne lidhje me Gonxhe Bojaxhiun para xhematit ne Xhamine e Madhe, por ka mohuar se ka fyer Nene Terezen sic pretendon kalezimi penal.

Keto mohime qe ai ka fyer Nene Terezen, Shefqet Krasniqi i beri ne kuadrin e hetimeve te cilat po zhvillohen prej me shume se tri vejt nga ushtrimi i kallezimit penal ne Prokurorine Komunale nga Shkrimtari Qerim Ujkani dhe avokatet Bajram Krasniqi, Zef Prenaj dhe Adem Nimani.

Qe te kater keto qytetare kane kallezuar dhe prentendojne se imami i xhamise se madhe me theniet e tij publike ne xhami si dhe ne gazeta ditore ka kryer vepren penale te nxitjes se urrejtjes, percraje ndaj popullit shqiptar ose mosdurimit kombetar, duke u shoqeruar me vepren tjeter penale te keqtrajtimit gjate ushtrimit te detyres zyrtare, vepren penale te shpifjes dhe te fyerjes se figurave kombetare.

“Ky njeri qe e quan veten besimtar ka ofenduar te gjithe shqiptarizimin dhe tere popujt e botes duke deklaruar se: Nene Tereza “Gonxhe Bojaxhiu”, e ka vendin ne ferr, ku me pas e ka quajtur prostitute dhe ku sipas ketij imami paska nderruar shume meshkuj dhe ka ngrene e pire per para”, eshte thene mes te tjerash ne kallezimin penal, ku nje kopje te te cilit e posedon gazeta ditore.

Nderkohe Imami duke i ardhur ne pergjigje ketyre pretendimeve penale ka deklaruar se ai ka folur nje here per Gonxhe Bojaxhiun qe nga viti 2004 ne xhamine e madhe te Prishtines dhe pas nje pyetje te bere nga nje besimtar gjate ligjerates te mbremjes qe ai ka mbajtur ne xhamine qe drejton. Nje nga pyetjet me ka ardhur se cfare mendoj une per Nene Terezen ku e cila iu perkushtoi jeten e saj te varferve dhe i erdhi ne ndihme shume jetimeve por megjithate ka qene jomuslimane?, ka cituar Krasniqi pyetjen qe i kishte bere besimtari ne xhamine qe ai drejton.

“Ajo e ka vendin midis xhehnemi thelle midis xhehnemit sepse ajo kurre se ka besuar allahun, nuk e ka besuar pejgamberin e tij se ka besuar librin e shenjte kuranin. Por dhe ne qofte se ka besuar allahun e ka besuar me te meta jo plotesisht.

Nene Tereza e ka pasur deren te hapur ku ka dashur te shkoje pa para ne te gjithe dynjane ta hante cka te donte dhe te pinte cka te donte, burrat cilin do ta nderroje ka pasur te mira ne kete dynja plot ajo”, tha Krasniqi ne deklaraten e tin nje koje te se ciles e ka te siguruar gazeta.

Ndersa i pyetur nga prokuroi i ceshtjes se cfare ka dashur ai te thote Krasniqi me fjalen “burra cilin do te nderroje, imami eshte pergjigjur, Po kete e kam thene ne kontekstin e pergjithshem, perndryshe kjo nuk do te vlente per te “Nene Terezen” sepse ajo e ka te ndaluar martesen me fene e saj e ler me amoralitetin.

Prandaj nuk eshte e vertete qe e kam akuzuar per moral, per xhehenem po po per amoralitet jo” ka thene Krasniqi. Pas publikimit te ketyre deklaratave te tij Imami tashme ka kerkuar falje Kishes Katolike, per sa i takon deklarateve te tij mabse ku sipas tij Kisha Katolike mund te jete ndjere e fyer.

Ai gjithashtu per kete ceshtje ka dhene edhe nje pergjigje ne Bashkesine Islame. Por nderkohe ai nuk ka kerkuar falje te tere Shqipetareve qe jane ndjere te fyer nga e gjithe kjo. Kohet e fundit shume Imame ne Kosove dhe ne Maqedoni po krijojne percarje mes Shqiptaresh dhe fyejne figurat e larta te vendit tone, pak kohe me pare nje Imam ne Maqedoni ofendoi publikisht heroin Kombetar Gjergj Kastriotin.

Similar Posts:

Comments
  1. Posted by dalan
  2. Posted by :)
    • Posted by draga spasiq iz sibovca
  3. Posted by lule
  4. Posted by Albert Leka
  5. Posted by kosovari -albaner-
  6. Posted by kosovari -albaner-
  7. Posted by kosovari -albaner-
  8. Posted by une