KQZ do te miratoje Konomin ne vend te Bardhit

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Mandati i PS-se. Kuvendi miration raportin e keshillit te mandateve

Raporti: Precedenti “Seseri” te parashikohet ne kodin e ri!

Kuvendi miratoi dje ne unanimitet pranimin e doreheqjes se Gjon Bardhit nga posti i deputetit te PS-se. Keshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve iu drejtua Kuvendit me nje raport te hartuar nga Viktor Gumi dhe Damian Gjiknuri, i cili bazohet nen nenin 71, pika 2 te Kushtetutes dhe nenin 164, pika 1 dhe 2 te Kodit Zgjedhor.

Keto nene kane te bejne  me raportet mes betimit dhe marrjes se mandatit si dhe afateve te vendosura ne Kodin Zgjedhor. Keshilli vleresoi se ne te dy nenet jane te gjitha hapesirat per ta vleresuar te rrezuar mandatin e Gjon Bardhit si deputet.

Raporti do t’i drejtohet KQZ-se per t’i dhene mundesi Edison Konomit te marre mandatin e 66-te te Partise Socialiste ne Kuvend. Ngerci ligjor qe u vu re me mandatin e ish-Deputetes Rudina Seseri do te kaloje ne Kodin Zgjedhor. Deputetet vendosen qe i tere ky ngerc juridik i ketij rasti te paprecedente i pasqyruar edhe ne kete raport te Keshillit te Rregullores, te zgjidhet nga Komisioni i Reformes Zgjedhore brenda muajit.

“Rasti i zevendesimit te ketij mandati, diskutimet juridike te zhvilluara per te dhe kompleksiteti i situates se vecante juridike te ceshtjes te merren ne shqyrtim nga Komisioni i posacem i

Reformes Zgjedhore, me qellim saktesimin dhe plotesimin e detyrimeve dhe te procedures ligjore qe duhet te ndiqet per kandidatet e listave shumeemerore te subjketeve zgjedhore ne Kuvend”, – theksohet ne raportin e Kuvendit.

Pas doreheqjes se Rudina Seserit KQZ-ja me 13 janar te ketij viti ia kaloi mandatin Gjon Bardhit, i cili mbante njekohesisht edhe postin e Kryebashkiakut te Fushe-Krujes. Pas refuzimit qe ky i fundit i beri mandatit KQZ-ja pritet te mandatoje se shpejti Edison Konomin si deputetin me te ri te PS-se.

Kryeministri ironizon Ramen per rrugen e Vlores!

“Ti hipe kalit me Gjiken, po s’e di kush do t’ia mbaje freret”

Kryeministri Berisha ka kerkuar dje ne mbledhjen e qeverise qe te filloje sa me shpejt puna per zbatimin e projektit per bajpasin e Fierit. Ai tha se ky projekt eshte shume i rendesishem dhe mbyll plotesisht autostraden Vlore-Tirane.

Me tej kreu i qeverise shtoi se ka pasur  nje shtytje ne kohe per faktin se projekti i pare  kalonte ne nje zone me te cilen studimet ekologjike deshmuan, se ka gjetje arkeologjike, pra faktikisht Apolonia, e cila njihet vetem ne koder, shtrihet edhe ne fushe, ndaj u ribe projekti dhe iu cua financuesve, te cilet e pranuan.

“Te filloje sa me pare zbatimi, ne mynyre qe kryetari i opozites te zbrese ne Vlore jo me kale, sic e imagjinoi veten me Shpetim Gjiken, por nuk mora vesh ksuh do t’ia mbante frerin shokut.

Kjo eshte nje autostrade shume e rendesishme per nje projekt te madh rajonal, qe e quajme autostrada Adriatiko-Joniane”, – u shpreh Berisha. Lidhur me privatizimin e “Albpetrolit” ai tha se qeveria synon te rrise eficencen ne maksimum te perdorimit te burimeve energjike te vendit, pasi zhvillimet e 5-6 vjetve te fundit ne fushen e hidrokarbureve kane treguar se Shqiperia eshte nje vend i lakmueshem ne kete fushe dhe se ajo, sipas studimeve dhe gjetjeve universalisht te besueshme, disponon fushen e naftes me te madhe ne Europe, e cila eshte fusha e Patos-Marinez.

Similar Posts: