Kouchner: Njohja e Kosovës, kusht Serbisë

Author: | Posted in Politics No comments

Bernard Kouchner, ish-shef i misionit te UNMIK-ut ka deklaruar nga Prishtina diten e premte se Kosova mund te perfitoje me shume nga dialogu i hapur me Serbine. Ish-ministri i Jashtem Francez, ne nje konference per media ka nenvizuar se njohja e pavarsise se Kosoves eshte tashme nje kusht per anetarsimin e Serbise ne Bashkimit Europian.

“Por tashme Serbia e ka shume te qarte, jo teresisht, por te len te kuptohet, kushtet jane per cdo shtet qe do te anetaresohet ne Bashkimin Europian, sikurse edhe rasti i Kroacise”, ka theksuar Kouchner.

Me tej ai ka vlersuar se dialogu mes Serbise dhe Kosoves do te mund te coje ne njohjen e pavarsise nga 5 vendet e Bashkimit Europian te cilat nuk e kane njohur akoma ate, gjithashtu edhe zbutjen mes qendrimeve te Beogradit dhe Moskes.

Gjate kesaj konference per shtyp, ish-shefi i UNMIK-ut eshte pyetur nga gazetaret serbe edhe mbi trafikun e perzumur te organeve njerzore nga ushtaret e UCK-se. Ai eshte pergjigjur edhe ketij interesi te tyre per te ashtuquajturen “shtepia e verdhe”, e cila sipas Serbeve ndodhet ne Shqiperi dhe ku ne kohen e luftes kryheshin transplantet e organeve.

“Une nuk kam degjuar kurre per trafik organesh ne kohen kur kam qene ne detyre. Ne kemi pasur 45 mije ushtare ne rajon, edhe ne territorin Shqipetar kishim policine dhe te gjithe stafin nderkombtar dhe absolutisht asnjehere nuk kemi degjuar per kete trafik organesh”, theksoi Koucher me tej.

“Ai vijoi me tej ku tha se teknikisht per te bere te munder nje transplant organi nuk ka qene asnjehere e mundur. Tani ketu ndodhet EULEX ku ata kane nje detyre, dhe jane profesioniste dhe mund ti pyesni edhe ato.

Une vete personalisht nuk e kam pare kurre kete shtepi te verdhe apo e gjelber”, tha Koucher. Ish-shefi i UNMIK-ut, nder te tjera tha se qe nga viti 1999 deri ne 2001 ka shprehur keqardhjen e tij qe nuk ishte i ftuar nga autoritetet e Prishtines ne ceremonine e mbylljes se pavarsise se mbikeqyrur, por ka shtuar se ai gjithmon ndjen nje kenaqsi te vecante sa here viziton Kosoven.

Similar Posts: