“Kosovën nuk e lëshojmë, Europën po”

Author: | Posted in Politics No comments

Para vizites se tij ne Itali Presidenti Serb, Tomisllav Nikollic, deklaroi se shteti qe ai drejton eshte me mire te heqe dore nga Evropa se sa te heqe dore nga Kosova. Ai i deklaroi keto per te perditshmen italiane Corriere dela Sera.

Tomisllav Nikolic ritheksoi se problemet e vendit qe ai drejton me politikanet e Kosoves nuk ekzistojne ne aspektin e takimeve te mundshme, dhe ai ka perseritur dhe theksuar se kryeminsitri Hashim Thaci vazhdon te jete nen hetim per tregti organesh dhe deri ne mbylljen e kesaj ceshtje nje takim mes tyre nuk do te ndodhe.

Gjithashtu Nikolic perkunder kritikave te mehershme, ka deklaruar perseri se ne Sebrenice, nuk eshte e vertete se jane vrare tete mije myslimane dhe qe sipas Gjykates Nderkombtare te Drejtesise ka ndodhur gjenocid, dhe sipas presidentit te serbise ai tha se as nuk ka ndodhur gjenocid.

“Gjate luftes ne Sebrenice nuk ka ndodhur gjenocid. Po behet fjale per nje fajesi individuale te pjestareve te kombit serb. Kuvendi serb kete krim e ka denuar dhe asnjehere nuk e ka thene fjalen gjenocid.

Asnje Serb nga me te vegjlit der tek me te moshuarit nuk e pranon se ne Sebrenice ka ndodhur gjenocid, dhe keshtu as une”, tha Nikollic gjate intervistes. Italia dhe Serbia kane marredhenie te shkelqyera ekonomike dhe nje nivel bashkepunimi diplomatik mjaft te mire, perfundoi Nikollic.

Similar Posts: