Kosovë, vazhdon zbatimi i MIK në veri

Author: | Posted in RTK LIVE No comments

MIK_në-veriMarreveshja per Menaxhimin e Integruar te kufijve te Kosoves dhe Serbise ne kater pikat kufitare, po shkon pa probleme

Udheheqesi i ekipeve per zbatimin e kesaj marreveshje, Fisnik Rexhepi, deklaroi se qe nga dhjetori i 2012, kur kjo marreveshje filloi te zbatohet, fillimisht ne Merdare e Jarinje, e me pas ne 31 dhjetor ne Bernjak dhe te Dheu i Bardhe, nuk ka patur asnje ankese.

Per shkak te situates se tensionuar ne veri te Kosoves, ne dy pikat kufitare ne Jarinje dhe Bernjak, doganieret dhe policet kufitare te Kosoves dergohen ne vendet e tyre te punes me ane te helikoptereve te Bashkimit Europian, EULEX.

Fisnik Rexhepi pret qe te shqyrtohet situate e sigurise dhe te shikohen mundesite ne menyre qe ata te shkojne ne vendet e tyre te punes me ane te rruges tokesore dhe jo asaj ajrore.

Tek serbet e pjeses veriore te Kosoves u shfaqen pakenaqesi kur nisi zbatimi  marreveshjes per Menaxhimin e Integruar te Kufirit, per me teper nxirrnin pretekste se duke kundershtuar se po vendosej vija kufitare ndermjet Serbise dhe Kosoves.

Menaxhimi  i Integruar i Kufirit po zbatohet ne 4 pika kufitare, dhe kane mbetur dhe 2 te tjera, ku MIK do te filloje ne 28 shkurt te 2013.

Similar Posts: