Kosovë, statusi i veteranit të UÇK-së

Author: | Posted in Social No comments

Gjate paradites se sotme, ish-drejtori i Drejtorise Politike te UCK-se, Hashim Thaci si dhe ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem te UCK-se, Agim Ceku, njeri Kryeminister dhe tjetri minister per FSK-ne, jane nder te paret qe zyrtarisht kane filluar nje proces per aplikimin e statusit te veteranit te Ushtrise Clirimtare te Kosoves.

Gjate ketij procesi po synohet te behet nje verifikim i te gjitha listave te ish ushtareve te cilet kane qene pjese e UCK-se, invalideve si dhe deshmoreve te luftes se UCK-se. Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci, pasi ka mbushur kete aplikacion, nga zyra e shoqatave te dalura nga lufta e UCK-se, ka deklaruar se ky eshte vetem fillimi i perkujdesjes institucionale si dhe kategorise se veteraneve te Ushtrise Clirimtare.

I pyetur nga media se cfare do te ndodhe me ushtaret te cilet kane qene pjese e formacionit ushtarak i njohur si FARK, kryeministri ka thene se te gjithe pa perjashtim ata te cilet kane pasur amblemen e UCK-se do te kene perkujdesjen e duhur institucionale.

“Kosova ka pasur ushtrine clirimtare te Kosoves, ka pasur clirimtare. Te gjithe ata qe kane kontribuar ne UCK do ti perkushtohet nje kudjes i vecante, pra kujdesje institucionale. Ne te gjithe fituam te bashkuar dhe te bashkuar do te vazhdojme te punojme edhe ne hapat e tjera te vendit tone sic eshte edhe antarsimi ne NATO apo Bashkimin Europian, dhe cdo burre apo grua qe ka pasur emblemen e UCK-se do te kete nje perkujdesje te vecante te pergjithshme institucionale”, tha Thaci ne pergjigje te gazetareve.

Ndersa nga ana tjeter, Muharrem Xhemajli, njekohesisht kryetari i Shoqates se Veteraneve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, ka shpjeguar per televizionin Top Channel se cdo njeri i cili pretendon se ka qene nje pjestar i UCK-se duhet te tregoje ne aplikacionin e tij personal se ku pikerisht ka qene ne kohen e angazhimit ne Ushtrine Clirimtare, gjithashtu cilat kane qene detyrat e tij dhe funksionet qe ai ka pasur dhe sigurisht eprori i tij.

Pastaj eshte eprori i cili do te vazhdoje me verifikimin e metejshem dhe njohjen e statusit te veteranit. Ai gjithashtu theksoi se nje pretendim i pavertete do te perbeje nje veper penale. Pasi te perfundoje regjistrimi i te gjithe veteraneve, deshmoreve si dhe invalideve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves pritet qe te behet edhe amandamentimi i ligjit per veteranet, ku i cili me pad do te vihet ne verifikim te plote te tyre dhe do te percaktoj se kush mund te perfitoje nga ky proces.

Similar Posts: