Kosovë-Serbi, si dy Gjermanitë

Author: | Posted in Politics No comments

Zyrtaret qeveritare te Republikes se Kosoves po permendin dita dites modelin e dy Gjermanive, ku sipas tyre kjo do te rregullonte marredheniet midis Kosoves dhe Serbise. Ai qe foli per modelin e dy Gjermanive eshte ministri i jashtem Enver Hoxhaj per gazeten “Koha Ditore”, ku sipas te cilit shteti Serb nuk do ta njihte kurre pavarsine e Kosoves por edhe nuk do te paraqese pengesa per anetarsim e saj ne OKB.

“Arritja dhe perparesimi i Kosoves nuk qendron vetem ne rregullimin e nje realicioni normal, por edhe ne ate qe ka ofruar modelin e dy Gjermanive. Po te marim shembullin e tyre ato qe te dyja kane qene anetare te OKB-se, dhe ky model i tille eshte shume interesant per tu menduar.

Edhe propozimi per krijimin e zyrave nderlidhese eshte ne funksionin e ketij modeli, por edhe koncepti i fqinjesise te mire eshte ne konceptet e kesaj” ka deklaruar Enver Hoxhaj per gazeten “Koha Ditore”.

Per te vijuar me tej sipas tij normalizimi i plote i marredhenieve ka per te ndoshur vetem kur serbia ta njohe dhe ta pranoje shtetesine e Kosoves. Menjehere pas kesaj deklarate te shefit te diplomacise kosovare ka zgjuar reagime nga me te ndryshmet ne Prishtine.

Ne partin qe kane edhe shumicen, ne PDK, ende nuk kane dhene nje pergjigje zyrtare nese ato e mbeshtesin kete model apo jo, por ndryshe e ka pare Lidhja Demokratike e Kosoves te cilat nuk e kane pare te nevojshme, por edhe AAK-ja e kane pare si te hershem nje ide te tille.

“Partia Demokratike e Kosoves e ka dhene vleresimin e saj i cili ka qene shume i qarte, ne kemi ligjet e shtetit te Kosoves, kemi Kushtetuten e Republikes se Kosoves, kemi edhe rezultatet e Kuvendit te Kosoves te cilet ato kane percaktuar qarte minimumin edhe maksimumin, apo e thene me fjale te tjera vijat e kuqe, cka mund te debatohet ne kete rast”, ka deklaruar, Kryetari i Grupit Parlamentar te PDK-se z. Adem Grabovcki.

“Eshte me mire te pyesim edhe nje here zotin Hoxha per keto modele te tilla dhe me i vene ne dukje se cka ka dash me thene me kete propozim te tijin. Ne kemi Kushtetuten e cila ka buruar nga pakoja e Presidentit Ahtisari.

Ne e kemi rregullimin e brendshem te Kushtetutes dhe nuk shohim ndonje arsye qe te zbulojme keto modele te tilla, sepse mund te na dale edhe dikush tjeter te na tregoje per modelte te tjera”, ka thene Kryetari i Grupit Parlamentar zoti Ismet Beqiri i LDK-se.

“Mendoj se jemi akoma heret ne keto procese. Mendoj se ka plot kohe qe te arrijme deri ne idete se cili do te jete modaliteti i njohjes se Republikes se Kosoves nga shteti Serb apo anasjelltas.

Ne urojme dhe shpresojme qe kjo te ndodhi sa me shpejt te jete e mundur dhe qe Republika e Kosoves te jete anetare e OKB-se, BE-se, OSBE-se, NATO-s”, ka theksuar ne perfundim kreu i grupit parlamentar te AAK-se zoti Ardian Gjini.

Ndersa takimi i ardhshem midis kryeministrit te Kosoves, Hashim Thacit dhe atij te Serbise, Ivica Dacic, sic eshte thene jo zyrtarisht, pritet qe te ndodhe gjate kesaj jave.

Similar Posts: