Kosovë, serbët pengojnë ndërtimet e shqiptarëve

Author: | Posted in Kosovo News 2 Comments

Ne pjesen veriore te Mitrovices Shqiptaret dhe Serbet mesa duket nuk po ja arrijne dot qellimit qe te zgjidhin nje menyre jetese midis tyre. Ne lagjen Kroi i Vitakut ne Mitrovice Serbet po pengojne rindertimin e shtepive te Shqipetareve.

Shtepia e nje qytetari shqiptar nga Mitrovica u dogj e tera pasi gjate mbremjes se dites se premte nje grup prej dhjetra serbesh i kane vene flaken shtepise se tij, ku ndertimi kishte filluar vetem pas 13 vjetesh.

Por grupi i agresoreve serbe gjithashtu kane vazhduar me tej duke bllokuar rrugen per te penguar vazhdimin e punimeve ne shtepine e Nazmi Ismailit. Ato kishin parkuar nje makine ne mes te rruges dhe kjo ka mjaftuar qe te bllokonte mberritjen e materialeve te ndertimit.

Ekpi i Televizionit Top Channel ishte detyruar te gjente nje rruge alternative per te mberritur ne vendngjarje. “Deri ne mbremje, gjithcka ka qene ne rregull, por gjithcka ndodhi ne oret e para te mengjesit, ku nje grup prej dhjetra serbesh kane ardhur dhe kane demtuar banesen dhe me pas i kane vene flaken.

Kolonat mbajtese jane demtuar dhe ne duhet te rifillojme per te dyten here te njeten pune. Kemi shume frike por punimet do ti vazhdojme”, ka thene njeri prej punetoreve dhe vete pronari i shtepise.

Persa i perket policise se Kosoves ato tashme ndodhen ne vendin e ngarjes dhe roli i tyre mesa duket eshte vetem vezhgimi i situates. Ata nuk kane ndermarre asnje hap per zhbllokimin e rruges.

Ne vend qe te zhbllokonin rrugen policia ne bashkepunim me banoret kane gjetur serish nje rruge alternative per te sjelle materialin ndertimor. ” Tashme cdo dite organizimet dhe protestat e Serbeve po behen gjithmone e me te shpeshta.

Ata kane filluar te radikalizohen dhe nuk kane meshrie per asnje qytetare shqiptar dhe per kete arsye i kemi kerkuar EULEX-it si dhe policise se Kosoves qe te rrise patrullimet ne veri dhe te nderhyje ne raste te tilla.”, ka deklaruar Behxhet Bala, drejtori per mbrojtje dhe shpetim i Komunes Mitrovice.

Demi i shkaktuar ne shtepine e djegur kap vleren e 2000 mije eurosh. Komuna e Mitrovices ka vendosur qe te kompesoje punekryesit ne menyre qe punimet te vazhdojne pavarsisht problemeve te mundshme. Ndersa per te shmangur nje djegje te dyte banoret kane thene se do te bejne roje naten dhe do ti pergjigjen ne te njejten menyre agresoreve.

Similar Posts:

Comments
  1. Posted by agimi
    • Posted by uka