Kosovë, serbët kundër doganave

Author: | Posted in Social No comments

Dogana-Forca-PolicieTe henen paradite, eshte bllokuar pika kufitare ne Jarinje te Leposavicit nga dhjetra serbe, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Infomacionet bejne te ditur se serbet kane protestuar per dy ore, rreth 1 kilometer larg pikes kufitare. Shkaku i protestes se tyre eshte fillimi i zbatimit te marreveshjes per Menaxhimin e Integruar te Kufirit.

Per arsye se ata kane marre garanci  nga qeveria serbe, nuk duan qe te paguhet dogana per mallrat qe ata kane dedikuar per veriun e Kosoves. Kjo proteste mbaroi e qete, pa pasur ndonje incident. Kane qene prezent ne mesin e protestuesve edhe disa krere ilegale te komunave veriore.

Por nga ana tjeter, bejne te ditur Zyrtare te Doganes se Kosoves se, si ne pikat e tjera ashtu edhe ketu po zbatohet marreveshja njelloj. Adriatik Stavileci, zedhenes i Doganes se Kosoves, ka thene se, qe nga fillimi i zbatimit te marreveshjes per Menaxhimin e Integruar te Kufirit, importi i mallrave ne piken kufitare te Jarinjes ka qene shume i ulet.

Ne krahasim me mallrat e natyres komerciale, te cilat jane derguar per tu zhdoganuar ne terminalin doganor, ne Mitrovice, ato te natyres se konsumit ne sasi te uleta jane lejuar, thote Stavileci. Por per sa i perket mallrave me akcize, si nafta, pijet alkolike, gazi, u derguan per t’u zhdoganuar ne Merdare, vazhdon ai.

Zyrtaret e Doganes se Kosoves thone se nuk ka pasur probleme deri me tani, ne zbatimin e marreveshjes per Menaxhimin e Integruar te Kufirit. Kjo marreveshje parashihet se, deri ne perfundim te ketij viti, te filloje te zbatohet edhe ne 2 pika te tjera kufitare, te Dheu i Bardhe dhe ne Bernjak, si edhe ne dy pika te tjera  te nje tjeter faze te mevonshme.

Similar Posts: