Kosovë, serbët bllokojnë kufirin

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Serb_KufiBisedimet midis EULEX-it dhe protestuesve zgjaten jo me pak se nje ore, dhe si rezultat eshte arritur marreveshja per zhbllokimin e rruges Zubin Potok dhe lejimin e qarkullimit te lirshem te makinave te EULEX.

Pervec automjetit te doganiereve dhe policeve te pikes kufitare te Kosoves, pese automjete te EULEX-it kane qene te bllokuara ne hyrje te Zubin Potokut, por me pas ato jane lejuar te vazhdojne rrugen per ne piken kufitare te Bernjakut.

Sipas Kosovapress-it nuk dihet me qartesi nese automjeti me doganiere dhe police eshte kthyer ne drejtim te Bernjakut, apo ka vazhduar rrugen drejt Mitrovices, nen shoqerimin e KFOR-it.

Burimet informative thone se makinat jane lejuar te vazhdojne rrugen drejt Bernjakut, vetem pas verifikimit dhe marreveshjes nga e ana e protestueve se ne automjetet e EULEX-it nuk ndodheshin police ose doganiere te Kosoves. Burimet shtojne se automjetet e protestuesve vazhdojne te qendrojne ne nje korsi te rruges duke vezhguar situaten dhe automjetet qe levizin ne kete drejtim.

Similar Posts: