Kosove, rregullore per grevat

Author: | Posted in Social No comments

Nje rregullore e vecante eshte miratuar nga qeveria e Kosoves, per menyren e te berit greve ne institucionet publike. Kryeministri Hashim Thaci me ndihmen e kabinetit te tij miratoi nje rregullore qellimi i se ciles eshte kufizimi i kushteve te se drejtes per te bere greve ne sherbime te vecanta civile te Kosoves.

Sherbime civile jane ato sherbime te menaxhueshme nga nenpunesit civil, e ku greva mund te rrezikoje funksionin e administrates shteterore. Prandaj punonjesit pavaresisht kenaqesive, gjate nje greve, duhet te kryejne sherbime te vecanta si: mbrojtje kunder zjarrit, sherbimet e kontrollit te trafikut ajror, sherbimet ne burgje, sherbimet per sigurine e vendit.

Qeveria e Kosoves kete te premte shqyrtoi gjithashtu ndryshimin e projektligjit te festave nacionale. Mendohet se Dita e Europes apo 9-maji te mos realizohet si feste zyrtare e Republikes se Kosoves, dhe 9-maji mund te quhet si nje dite e zakonshme pune.

Ministri i jashtem Enver Hoxhaj ka marre mbeshtetjen e ekzekutivit kosovar ne lidhje me pajisjen e pashaportave diplomatike per te gjithe bartesit e meparshem te institucioneve.

 

Similar Posts: