Kosovë, qeveria miraton buxhetin e 2013-ës

Author: | Posted in Economy No comments

Qeveria e Kosoves ka miratuar buxhetin per vitin 2013 i cili do te jete 1.6 milirade euro. Keshtu eshte parashikuar ne Projektligjin per Buxhetin e Kosoves, qe te henen u miratua nga qeveria Kosovare.

Te ardhurat per vitin 2013 parashihen te jene 1 miliard e 423 milione euro, ndersa shpenzimet pritet te jene 1 milirad e 586 milione euro. Ndersa per deficitin afesisht prej 163 milione eurosh do te mbulohen nga bartjet e ketij viti, ka thene Ministri i Ekonomise dhe Financave, Bedri Hamza.

Duke iu referuar atij ne baze te vlersimeve, Kosova pritet te kete nje rritje ekonomike prej 4.5% per vitin e ardhshem.

Duke filluar qe ne vitin prezent por edhe ne vitin 2013 dhe ne ato ne vijim ne presim qe ekonomia ne vend te vazhdoje me ritme te mira dhe pozitive ne rritje. Por gjithashtu ne presim qe ne vitin 2013, norma e rritjes ekonomike te jete nder me te lartat ne rajon, 4.5% fale projeksioneve tona per rritje te konsumit, eksporteve dhe investimeve”, deklaroi Hamza.

Sipas Hamzes edhe cmimet do te rriten me 1.5% dhe ku sipas tij kjo eshte nje shifer teper e ulet. Per me tej ai ka thene se ne kete projektligj jane ndare mjetet financiare per autostraden Vermice-Merdare dhe fondi per ate Prishtine-Shkup. Edhe rritja e pensioneve eshte parapare. I pyetur nga gazetaret nese eshte parapare edhe ngritja e pagave per mesuesit, Hamza nuk e pohoi nje gje te tille.

Ne po presim te shohim se cilat do te jene prioritetet dhe cila do te jete deklarata e prioriteteve te qeverise per vitet e ardhshme dhe ne sigurisht qe do te marrim ne konsiderate edhe buxhetin qe do ta zhvillojme mbi bazat e deklaratave se prioriteteve.

Pra kjo do te thote se ne momentin qe ne nuk kemi prioritet konkret dhe te shkruar pastaj do te mund te reflektojme ato ne proceset e ardhsme buxhetore. Ndersa persa i perket rritjeve te pagave ajo ngelet nje prioritet i qeverise dhe ne presim te dime se cili eshte momenti i fillimit te implementimit”, deklaroi Hamza.

Projektligji qe u miratua kete jave ne mbledhjen e qeverise dhe ku sipas zyrtareve qeveritare eshte bere ne pajtim te plote me Fondin Monetar Nderkombtar, dhe do ti dergohet Kuvendit te Kosoves qe do te marre miratimin perfundimtar.

Similar Posts: