Kosove, pranga cyber-kriminelit bullgar.

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Kosove, pranga cyber-kriminelit bullgar.

Para pak ditesh eshte arrestuar nga autoritetet kosovare nje shtetas bullgar, I cili dyshohet se ka kryer krime kibernetike ne dem te shtetasve kosovare.Shtetasi bullgar me iniciale N.M ka vendosur nje pajisje hacker ne bankomatin e nje prej filialeve bankare te Prishtines, me qellimin per ta grabitur, kjo sipas raportimeve te mediave kosovare.

Sipas policise kosovare I dyshuari me ane te pajisjeve te sofistikuara ka tentuar te vjedhe te dhenat bankare te klienteve, me qellimin per klonim te kartave te tyre dhe me pas vjedhjen e parave. Nga nje deklarate e policise thuhet se personi ne fjale eshte kapur nga hetuesit e DHKO-se gjate aksionit te ktij akti kriminal.

Me pas agjentet e Drejtorise Hetimore te Krimit te Organizuar kane konfiskuar pajisjet e krimit, makinen me  te cilen tentoi te arratisej si dhe pajisje te tjera qe sherbenin ne nxjerrjen e informacioneve te te dhenave bankare te klienteve.

Objektet e sekuestruara jane: 4 pajisje skimmer qe perdoren per vjedhjen e te dhenave bankare te klienteve, 1 laptop qe nxirrte te dhenat nga skimmeret, 5 kamera te modifikuara per vjedhjen e kodeve Pin, 2 aparate celulare dhe percjelles speciale qe ndihmojne ne perdorimin e objekteve te siperpermendur.

Similar Posts: