Kosovë, nisin shkollat

Author: | Posted in Social No comments

Filloi viti i ri shkollor ne Kosove i cili perfshin mesimin ne shkollat e mesme dhe fillore. Sot ne bankat e klases se pare per here te pare do te ulen 36 mije nxenes, dhe mesimet paraunivesitare do te ndiqen nga 46 mije nxenes ne mbi nje mije objekte shkollore.

Ajo qe e ben te vecante kete vit te ri shkollor eshte se ne Kosove e Shqiperi nxenesit e klases se pare do te mesojne nga e njejta abetare. E kthyer ne nje tradite tashme per nxenesit qe ulen per here te pare ne bankat shkollore tekstet shkollore jane te gjitha falas.

Edhe udheheqesit me te larte te vendit kane uruar vitin e ri shkollor per nxenesit urimet erdhen nga Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, Kryeministri Hashim Thaci, Ministri i Arsimit Rame Buja, Kryetari i Prishtines, Isa Mustafa e shume te tjere.

Rame Buja Minstri i Arsimit Teknologjise dhe Shkences njoftoi se jane bere te gjitha pergatitjet qe ky vit i ri shkollor te filloje sic duhet. Persa i perket anes teknike eshte besuar se do te jene te kryera 8 shkolla te reja deri ne fund te shtatorit, dhe ne pjesen e pare te tij do te perurohen 5 shkolla te reja. – tha ne fjalen e tij per shtyp Ministri i Arsimit Rame Buja.

Similar Posts: