Kosovë, negociatat përçajnë serbet

Author: | Posted in Politics, RTK LIVE No comments

Sipas dialogut te nisur muajin e shkuar ne Bruksel, serbet e Kosoves mesohet se do te jene pjese e dy delegacioneve perballese. Popullatat serbe te cilat jetojne ne veriun e Kosoves mesohet se do te jene ne ekipet e Serbise ndersa serbet te cilet jetojne ne pjeset e tjera do te jene ne perberje te ekipeve te Kosoves.

Kete lajm e ka publikuar gazeta e perditshme Kosovare “Koha Ditore”, e cila shtonte me tej se ky informacion eshte tashme konfirmuar nga te dyja grupimet e ndryshme te serbeve, te ndare ne qendrime politike qe pas shpalljes se pavarsise se Kosoves ne shkurt te vitit 2008.

Ndersa Nenad Rasic dhe Oliver Ivanovic, te cilet jane perfaqsues te ketyre grupimeve ne fjale dhe dy linjave te ndryshme te mendimeve serbe ne Republiken e Kosoves, kane treguar se edhe pse ato jane bashkekombas dhe patriote, te dy do te shkojne ne Bruksel te percare. Mesa duket ky bashkebisedim i dyfishte, ne linjen Prishtine-Beograd, perfaqesuesit e Bashkimit Europian duket se e kane bere mire inkurajimin e tyre.

Shkaku i ketij faktori nderkombtare ka shtruar edhe nevojen qe pervec dialogut midis Prishtines dhe Beogradit, mund te kete edhe nje dialog qe duhet te zhvillohet nga vete serbet e Kosoves.

Ndersa ministri serb ne Qeverine e Kosoves, ka deklaruar se keto grupe punuese ne kuader te delegacioneve te zhvillohen pas takimit te radhes i cili do te zhvillohet ne 7 nentor, di te kjo e cila eshte paralajmeruar qe do te zhvillohet edhe takimi i radhes ndermjet dy kryeministrave te vendeve te Serbise dhe Kosoves, Hashim Thacit dhe Ivica Dacic.

Similar Posts: