Kosovë, mister identiteti i një 45-vjeçari

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Policia_e_KosovësEshte kerkuar ndihme nga Policia e Kosoves qe te behet e mundur identifikimi te nje trupi te pajete i cili eshte gjetur ne daten 9 dhjetor ne qytetin e Mitrovices, ne buze te lumit Iber. Trupi i pajete eshte gjetur ne uje ne parkun e qytetit te Mitrovices ne afersi te stadumit “Riza Lushta”, dhe gjate kontrollimit te viktimes ekspertet nuk kane gjetur asnje dokument identifikues per te.

Tashme trupi i pajete ndodhet ne morgun e institutit te mjeksise ligjore ne kryeqytetin e Kosoves qe nga dita e gjetjes se tij. Policia e Republikes se Kosoves ka marre autorizimin  nga prokuroria me qellim identifikimin e viktimes, dhe i ben thirrje te gjithe qytetareve te cilet mund te kene ndonje njohuri lidhur me kete person qe te ndihmojne ne procesin e identifikimit.

Trupi i pajete i cili u gjet ne lumin Iber kishte te veshura pantallona xhins te kaltra, kemishe  te bardhe, xhakete ngjyre kremi, bluze te kalter, kepuce kafe, afro 1.75 c, sy te gjelber dhe ne doren e djathte ka nje tatuazh. Viktima supozohet te jete rreth moshes 45 vjecare.

Similar Posts: