Kosovë, koalicioni në pikëpyetje

Author: | Posted in Politics No comments

Thaci_HaradinajEshte i pamundur per t’u arrire koalicioni i qeverise midis Partise Demokratike te Kosoves te Hashim Thacit dhe Aleances per Ardhmerine e Kosoves, me Ramush Haradinaj. Kuptohet qarte nga deklaratat e zyrtareve e te dyja partive se Aleanca per Ardhmerine e Kosoves vazhdon te kete si nje kusht postin e kryeministrit qe te inkuadrohet ne qeveri.

Nderkohe, Partia Demokratike e Kosoves thote se e ka nje kryeminister i cili eshte Hashim Thaci. Megjithate, zyrtaret e te dyja partive jane ende te hapur per nje bashkepunim te ndersjellte.

Adem Grabovci i PDK-se thote se ata e kane nje kryeminister dhe se eshte vleresuar si nje njeri shume i suksesshem. Ne kemi hyre ne nje proces qe eshte shume i rendesishem dhe nuk eshte e lejueshme, eshte joproduktive qe te behen levizje  dhe nje gje te tille nuk e lejojne as qytetaret e Kosoves. Megjithse koalicioni i tanishem eshte funksional dhe i qendrueshem, nuk perjashtohet mundesia e zgjerimit te tij, ka thene Adem Grabovci ne nje deklarate  per median.

Lidhja Demokratike e Kosoves eshte jashte ketyre perllogaritjeve, pasi kjo parti kembengul se do te behet pjese e qeverise kur ajo te kete fituar ne zgjedhje.

 

Similar Posts: