Kosovë, kërcënohet me jetë gjyqtarja

Author: | Posted in Social No comments

I ka mberritur nje kercenim me vdekje ne adresen e gjykateses se Gjykates Supremte te Kosoves. Valdete Daka ka thene se gjyqtaret ne Republiken e Kosoves jane ne cdo kohe te ekspozuar ndaj rreziqeve per shkak te detyres.

“Po eshte shume e vertete. Kam marre nje kercenim me jete, pra qe do te thote me vrasje. Une them se gjykatesit kudo qe jane ne bote duhet ti ofrohet nje siguri me e madhe dhe jo “ad hoc” si ne rastin tim”, ka thene gjyqtarja qe ka marre kercenimin me vdekje.

Sipas burimeve mediatike, ky kercenim ne fjale kishte shkuar me pare ek kreu i Gjykates Supreme, zotit, Fejzullah Hasani, ku ky i fundit ka reaguar menjehere duke kerkuar mbrojtje nga afer per gjyqtaren Daka.

Sipas kreut te Gjykates Supreme Fejzullah Hasanit, ky kercenim ka si autor nje te denuar ne Prizren, qe dikur u arratis nga institucioni i Riedukimit me qellimin vetem per te vrare gjykatesen.

Gjyqtaret gjithnje e me shume po i ekspozohen rrezikut dhe eshte teper e nevojshme qe te rritet masa e sigurise per ta dhe per objektat”, ka thene Fejzullah Hasani. Edhe kreret e Policise se Kosoves e kane konfirmuar sigurimin e mbrojtjes per gjyqtaren Valdete Daka e cila eshte njekohesisht edhe kryetare e KQZ-se.

Autori i ketij kercenimi quhet Burim Basha dhe ishte arratisur nga qelia e tij dhe ku permes avokatit dhe familjareve te tij kishte thene se objektivi i tij ishte te vriste gjyqtaren Daka. Sipas burimeve tona Burim Basha eshte i denuar per nje sere veprash penale dhe tani ndaj tij rendon edhe akuza e kercenimit te gjykateses Daka.

Similar Posts: