Kosovë, festohet Krishtlindja

Author: | Posted in Culture No comments

kosove-krishlindjetMe mijera besimtare katolike ne Kosove kane filluar te festojne gjithe entuziazem Krishtlindjen. Mesha kryesore eshte mbajtur ne katedralen ‘Zonja Ndihmetare’ ne Prizeren, gjate mesnates te se henes dhe te martes, ndersa te marten ne mesdite ne Kishen Katolike ‘Shen Ndou’ te Prishtines eshte mbajtur Mesha e Krishtlindjes.

Dode Gjergji kryetari i Ipeshkve te Kosoves ka thene se midis njerezve duhet te mbreteroje harmoni, paqe dhe mirekuptim. Ai gjithashtu u ka thene pjesemarresve ne kete Meshe qe duhet te jene solidare zemerbardhe dhe te ndihmojne te tjeret qe jane ne nevoje.

Gjate ceremonise jane kenduar kenge kishtare si dhe jane lexuar pjese te ndryshme nga Bibla. Me rastin e kesaj feste, zyrtare te larte te shtetit kane uruar plot ngazellim te gjithe besimtaret katolike. Nderkaq Ipeshkvia organizoi mbremjen e se henes, nje pritje solemne per personalitetet te jetes politike e sociale te Kosoves.

Similar Posts: