Kosove, enigma e koalicionit PDK-AAK

Author: | Posted in Politics No comments

haradinaj-thaciVazhdon te perflitet ne Kosove koalicioni i mundshem i PDK-AAK-se, ndersa behet akoma me i paqarte nga burimet kontradiktore se cili do te jete qendrimi i ardhshem i ketyre dy partive politike.

Koalicioni do te zyrtarizohet perpara Krishtlindjeve, thone dy burime te ndryshme brenda PDK-se, te cituar ne anonimitet, ndersa nje tjeter burim deklaron se nuk do te kete asgje te tille deri ne zgjedhjet e ardhshme.

Hashim Thaci, kryetari i PDK-se duket i interesuar qe fillimisht te perfundoje zgjedhjet ne parti, thote nje nga drejtuesit e kesaj partie, duke vendosur personat e tij te besuar ne pozita te caktuara, perpara se te bejne ndryshime ne kabinetin qeveritar.

Per te hyre ne koalicion me AAK-ne, duhet te largojme disa ministra (te PDK-se) nga qeveria deklaron zyrtari i PDK-se. Ne menyre qe keta te mos rebelohen dhe te shkaktojne probleme ne zgjedhjet brenda partise, kryeministri vendosi qe te shtyje marrjen e nje vendimi pas zgjedhjeve te brendshme ne shkurt thote ai.

Haradinaj, nga ana e tij, ka perpiluar nje liste me postet ministrore si dhe emrat qe ai do te vendose ne keto pozicione, megjithese me pare ka deklaruar se mund te hyje ne qeveri vetem nese atij i ofrohet roli i kryeministrit.

Similar Posts: