Kosovë, dorëhiqet ministri i Financave

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Bedri HamzaTe henen e kaluar, Bedri Hamza, ministri i Financave i qeverise se Kosoves,  dha doreheqjen kryeministrit Hashim Thaci. Arsyet e doreheqjes, sic njoftoi zyra e Financave, jane ceshtje familjare dhe te karrieres personale.

Zoti Hamza e konsideron punen ne Ministrine e Financave si permbylljen e nje kapitulli te karrieres personale, dhe per me teper ai kerkon sfida te reja ne vazhdimsi te jetes se tij. Ne nje njoftim zyrtar  Ministri i Financave deklaron se arsyet e doreheqjes se tij jane motive familjare dhe te karriere se tij personale.

Ne mediat e Prishtines flitet per mundesine e zotit Hamza qe te emerohet perfaqesues i Kosoves ne Fondin Monetar Nderkombetar ne Uashington, ose te zere postin e Gani Gergurit, i cili eshte aktualisht guvernator i Bankes Qendrore se Kosoves.

Sipas burimeve nga qeveria e Kosoves, ofrimi i doreheqjes pritet te aprovohet shume shpejt, ndersa nga  kryeministri Thaci nuk ka patur asnje reagim ne lidhje me kete ceshtje. Ministri Hamza ka vleresuar ne menyre te vecante angazhimin e tij ne kabinetin e qeverise Thaci duke shprehur kenaqesine e tij si sherbyes i popullit te Kosoves.

Sipas burimeve te Ministrise se Financave thuhet se ne lidhje me ruajtjen e stabilitetit makro-fiskal dhe permbushjen e detyrimeve nga programi Stand-By qe Kosova ka me FMN. Ne komunikaten derguar tek mediat deklarohet se permbushja e ketyre detyrimeve mundesoi levrimin e fondeve nga Banka Boterore dhe FMN-ja dhe ka bere qe ky shtet te jete vendi me i suksesshem ne rajon sa i perket qendrueshmerise makro-fiskale dhe zhvillimit ekonomik.

Ne shkurt te vitit 2011 zoti Hamza  u emerua Minister i Financave ne qeverine e Kosoves dhe perpara se te niste kete profesion ai qendroi per 3 vite si zevendesminister ne kete dikaster.

Similar Posts: