Kosovë, 3 arrestime për krime lufte

Author: | Posted in Social No comments

Jane arrestuar diten e enjte nga policia e misionit te Eulex-it tre persona te dyshuar si autore te mundshem per krime lufte gjate viteve 1998-1999. Lajmi eshte bere i ditur nga “REL”, ku sipas tyre aoperacioni per arrestimin e tre personave te dyshuar per krime lufte eshte kryer ne oret e para te mengjesit te dites se djeshme.

Blerim Krasniqi, zedhendes i EULEX-it ka deklaruar se arrestimet qe jane bere dhe saktesoi se kjo ceshtje po hetohet me tej nga Prokuroria speciale.

Ndersa sipas mediave kryesore ne vend eshte raportuar se keto persona qe jane vene nen pranga jane, vellezerit Hetem dhe Rustem Geci si dhe Sabit Geci, por ky informacion nuk eshte konfirmuar ende nga misioni europian.

Duke iu referuar gazetes ditore “Express”, mesohet se dy vellezerit Hetem dhe Rustem Geci jane njekohesisht anetare te Forces se Sigurise se Republikes se Kosoves. Kete lajm e ka konfirmuar edhe Shefi i Zyres se Shtypit ne Ministrine e FSK-se zoti, Ibrahim Shala.

Ai eshte shprehur per gazeten “Express” se i vejn keq per arrestimet e dy pjestareve te FSK-se, por ka theksuar se ligji eshte mbi te gjitha”. Ndersa Organizata e Veterenave te Luftes ka reaguar duke kritikuar ashper keto arrestime te Gecajve, ku sipas tyre ato kane qene pjestare te UCK-se dhe kane deklaruar se”EULEX-i akoma nuk ka hequr dore nga gjuetia e shtrigave kunder anetareve te UCK-se.

Similar Posts: