Kosovarët në festë për fundin e botës

Author: | Posted in Culture No comments

fundi-botesFilmi “2012” i cili sjell ne ekran fundin e botes pikerisht diten (e premte), u prodhua para kater vjetesh dhe eshte nje nga filmat me i shikuar ne vend. Ky film,me regji te Roland Emmerich, ne kinemane “ABC” eshte pare nga mbi 12 mije vete brenda disa javesh qe ai eshte shfaqur. Ne daten 21 dhjetor, ky film u shfaq ne kinemane ABC 1.

Miradije Vllahiu thote nga ABC se filmi tregon fundin e botes me date 21 dhjetor sipas Kalendarit se Majave. Kjo histori eshte besuar nga shume njerez te cilet mendojne se pikerisht ne daten 21 dhjetordo te ishte fundi i  botes.

Ndryshe nga vendet e tjera ku bizneset e ndryshme rrisin shitjet duke perdorur kete dite, kosovaret vendosen qe te perdorin disa teknika ndryshe. Qe nga ABC dhe deri tek baret e ndryshme brenda ne kryeqytet dhe jashte tij, jane nikoqire te disa ngjarjeve qe shenohen ne kuader “te 21 dhjetorit,fundit te botes”.

Por ata e kane bere paralajmerin me ane te humorit ne kurriz te “fundit te botes”. Nita Deda, nga “DokuFest” tha se kane bere kete date hajgare duke e lidhur ate me festat dhe se do te festojne naten e pare te kiametit. Festivali i filmit dokumentar dhe te shkurter vendosi qe personat e ftuar t’ua perkujtojne me humor ‘fundin e tyre’ me nje ndenjje ne Prizren.

Ne paralajmerin e ngjarjes shkruhet; ” Te dashtun staf,vullnetare dhe te gjithe ata qe kane vendosur t’i mbijetojne 21 dhjetorit, ju ftojme me kenaqesi me festu fundin e ketij viti dhe me e prite naten e dyte te kiametit bashke. Por pritet qe ne kryeqender, ne diten e pare te kiametit, te ndodhin me shume ngjarje.

Vllahiu ka thene se filmi eshte ne shirit filmik dhe se ka cilesi te larte. Ata kane krijuar nje mundesi interesante per njerezit qe duan te perjetojne ne nje forme pak me ndryshe fundin e botes. Por per ata qe e priten “fundin” neper baret e kryeqytetit, paten shpenzime me te medha. Megjithate disa prej ketyre bareve ofruan muzike te mire, e cila kryesisht ishte elektronike, qe do ofrohej si ne Prizren ashtu edhe ne Prishtine.

Ne kryeqytet, ne “Bodrumin” e elektronikes, ishin te pranishem dy Dj te cilet performuan qe nga e premtja qe u quajt ‘apokalipte’ deri te shtunen, nje dite pas apokalipsit. Ne paralajmerimin e ndenjjes ne ‘Bodrum’ thuhej se ne naten e fundit te botes do te filloheshin pergatitjet per udhetimin e radhes, drejt jetes se pertejme me Artilin, nje talent nga Gjakova.

Arbnor Dragaj tha se kjo lloj feste pritet ‘me dheze’. Ai vete ka thene se fundi i botes eshte nje ideologji e vjeter por nje teme e cila le me shume pershtypje ne hajgare. Me gjithe famen e kesaj date neper rrjetet sociale “Twitter” dhe “Facebook”, dita e premte,e parafundit per kete vit, ishte thjesht “nje dite tjeter”. NASA ka publikuar se fundmi nje raport qe hedh poshte vertetesine e kalendarit te Mayave dhe gjithashtu ka hedhur poshte mundesine per te pasur erresire per nje kohe me te gjate se zakonisht.

Similar Posts: