Kosova riparon raportet me FMN

Author: | Posted in Economy No comments

Jane rregulluar marredheniet me Fondin Monetar Nderkombtar nga qeveria e Kosoves. Gjate nje konference per shtyp eshte bere e ditur se FMN-ja ka aprovuar projektin e qeverise per ndertimin e autostrades Shkup-Prishtine dhe 40 milionet e marreveshjes “stand by” pritet te vijne ne fundin e ketij viti.

Gjate Misionit ne Prishtine perfaqsuesit e FMN-se pervec qeverise kane takuar edhe perfaqsuesit e subjekteve te tjera politike, me te cilat kane rene ne marrveshje per rregullen fiskale, ku kjo e fundit ka per qellim ruajtjen e stabilitetit makrofiskal edhe ne te ardhmen, kur shteti mund edhe te ballafaqohet me kriza fiskale.

Disponimi pozitiv nga te gjithe pritet qe te kete aprovimin e rregullave fiskale ne pjesen e pare te vitit qe vjen”, ka deklaruar Ministri i Financave, Bedri Hamza.

“Synimi i ketij programi eshte qe Republika e Kosoves do t’ju beje balle turbullirave dhe nder gjerat e para eshte qe te kete nje kornize te qendrueshme buxhetore dhe nje perberese e rendesishme eshte qe te kete nje bilanc bankar te qendrueshem se ky eshte shkaku dhe i vetmi lloj lehtesuesi qe amortizon tronditjet eventuale ne zonen e euros.

Pra qellimi i ketij programi ka qe te arrihet ne nje nivel te pershtatshem ne bilancin bankar”, ka deklaruar Johannes Wiegand njekohesisht shefi i misionit te FMN-se.

Ne kemi rene dakord per te filluar me projektin e autostrades i cili kushton dhe qe eshte presion per buxhetin e vendit qe ne momentin e caktimit te ndertimin te saj ku niveli i bilancit bankar do te jete 300 milione euro dhe ky projekt do te zgjase deri ne fund te vitit 2016.

Ajo qe ne kerkojme dhe duam nga kjo autostarde eshte te kete nje leverdi ekonomike dhe qe te kete nje proces transparent dhe konkurrues”, shtoi zyrtari i Fondit.

Ndersa mbledhja e radhes se bordit te FMN-se do te mbahet me 21 dhjetor. Pritet qe ne kete mbledhje te merret nje vendin per 40 milione euro shtese dhe ndihme per buxhetin e Kosoves.

Similar Posts: