Kosova pret njohjen nga Pakistani

Author: | Posted in Social No comments

Ministri_HoxhajBurimet zyrtare bejne te ditur se Prishtina zyrtare po pret njohjen e pavaresise se Kosoves nga Pakistani, nje vendim i cili do te merret brenda disa ditesh.

Fillimisht, lajmi se Republika Islamike e Pakistanit nuk do te vonoje njohjen formale te paravaresise se Republikes te Kosoves, iu komunikua Enver Hoxhajt,ministri i Jashtem, kur u takua me ministren e Jashtme te Pakistanit, ne nentor te ketij viti.

Popillsia e Pakistanit eshte 157 milione banore. Enver Hoxhaj ishte duke marre pjese ne takimin e Keshillit te Ministrave te Jashtem te Organizates se Bashkpunimit Islamik. Eshte shume e rendesishme njohja e pavaresise nga ky shtet pasi mund kete ne organizaten islamike nje rol te jashtzakonshem.

Duke konfirmuar permes nje shenimi zyrtar qe i dergoi Mnisitrise se Jashtme ne Kosove, shteti i Dominikes e njohu pavaresine e Kosoves me heret gjate muajit. Ky shenim,me te cilin ishte derguar edhe nje leter per presidenten Atifete Jahjaga, u pranua nga Enve Hoxhaj,ministri i Jashtem.

Ne noten verbale thuhej Dominika ne emer te popullit te tyre e njeh Kosoven si nje shtet te pavarur dhe sovran. Kurse nje muaj me pare ka mberritur ne Ministrine e Jashtme te Kosoves nota verbale e cila njihte zyrtarisht shtetin ballkanas nga Republika e Fixhit. Po ne kete kohe, Hoxhaj ka marre garanci prej homologut iraken Hoshyar Zebari se njohja e pavaresise se Kosoves do te shqyrtohet edhe nga Iraku.

Similar Posts: