Kosova kërkon njohjen nga Vatikani

Author: | Posted in Kosovo News, RTK LIVE No comments

E perditshmja “Express” raporton se Ministri i Jashtem Enver Hoxhaj priti ne nje takim delegatin apostolik te Vatikanit per njohjen e Kosoves. Ministri Enver Hoxhaj gjate takimit ka shprehur mirenjohjen e thelle ne konsiderate te qytetareve dhe institucioneve te Kosoves per perkrahjen tradicionale qe shteti i Vatikanit ka dhene per Kosoven.

Delegati Juliusz Janzus dhe Ministri Hoxhaj biseduan per format e thellimit te bashkepunimit ndermjet Kosoves dhe Vatikanit. Ministri Hoxhaj nuk la pa theksuar se njohja eventuale e Kosoves nga shteti i Vatikanit do te ishte nje inspirim per shume vende te botes te ndjekin nje shembull te njejte.

“Duta te theksoj se kjo do te jete nje mirenjohje per vuajtjet e mehershme dhe angazhimet e fuqishme aktuale te popullit Kosovar per ndertimin e nje shteti demokratik dhe gjithmone ne perputhje te plote me vlerat me te mira demokartik europiane.

Kosova eshte nje shtet Europian edhe me gjeografi e kulture edhe me histori” tha ne fjalen tij per shtyp ministri i jashtem Enver Hoxhaj. Ndersa nga ana e delegatit te Vatikanit Janzus vlersoi progersin e arritur ne Kosove, dhe premtoi nje mbeshtjetje te fuqishme te Selise se Shenjte per Kosoven.

Ndersa listes se shteteve te cilat kane njohur pavarsine e Kosoves pak dite me pare iu shtua edhe Papua Guinea e Re.

Similar Posts: