Kosova anëtarësohet në BERZH

Author: | Posted in Economy No comments

Vlera e investimeve ne vitet e para per Kosoven pritet te shkojne dhjetra milione euro, pasi Kosova tashme eshte anetarsuar ne Banken Europiane per Rindertim dhe Zhvillim. Ka qene i menjehershem reagimi i Kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci pasi ka urdheruar krijimet e nje komiteti nderministror dhe nderinstitucional, ku te cilat do te kujdesen per bizneset dhe projektet investuese ne Republiken e Kosoves, dhe te kene informacione te sakta dhe te qarta ne menyren e financimeve te projekteve nga BERZH.

Ky lajm u be i ditur nga vete Kryeministri Kosovar Hashim Thaci pasi ne nje deklarate te tijin beri te ditur anetarsimin e Kosoves ne BERZH. Sipas tij ai e ka quajtur kete nje lajm te shkelqyer per Republiken e Kosoves, ku fillimisht iu eshte transmetuar vete personalisht atij nga presidenti i Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, Sir Suma Chakrabarti.

“Aferisht 30 shtete anetare te kesaj banke akoma nuk e kane njohur Kosoven si shtet, prandaj lobimi jone kaq i gjate ishte te fitojme 2/3, e votave per Republiken e Kosoves, qe dhe ne te ishim anetare te kesaj organizate e cila investion ne shume fusha dhe sektore te rendesishme per Kosoven”, eshte thene ne deklaraten e Kryeministrit Thaci.

Me tej ai ka theksuar se perfitimet ekonomike, qe Kosova do te kete si anetare e kesaj Banke jane teper te medha. “Kjo Banke eshte investuese dhe shume serioze e madhe ne shtetet te cilat perjetojne tranzicione dhe investon ne nje game te gjere.

Bankat Lokale, Bizneset private, projektet-publiko private, por gjithashtu edhe komunat kane te drejten e tyre per nje aplikim per fonde me nje kredi te favorshme dhe perqindje te ulet interesi”, eshte thene ne deklaraten e Kryeministrit me tej.

Ai gjithashtu ka inkurajuar bizneset ne vend ku ato mund ta shfrytezojne anetarsimin e Kosoves ne BERZH ne rritjen e bizneseve te cilet mund te hartojne projekte te mira dhe te qendrueshme.

Thaci gjithashtu ka theksuar se Kosova eshte e interesuar ne keto investime ne tre fusha me rendesi nacionale te cilat jane ne, Ndermarrje te vogla dhe te mesme, sektorin e energjitikes, bujqesi, projektet e Termocentralit “Kosova e Re” dhe ne Hidrocentralin e Zhurit.

Kete anetarsim e ka pershendetur edhe Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga, dhe e ka cilesuar si nje hap te rendesishem ne konsolidimin e shtetit.

Similar Posts: