Konviktet, sipas standateve qe do te kerkojne studentet

Author: | Posted in Economy, Kosovo News, Social No comments

ELBASAN- Prej rreth 3 muajsh tashmë Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve drejtohet nga një përfaqësues i PDIU në Elbasan. Albert Hajrullai ka marrë pozicionin drejtues të kësaj ndërmarrje sh.a duke filluar edhe një reformë sa i përket ndërhyrjeve në infrastrukturë.

Duke informuar edhe të gjithë administratën e konvikteve, Hajrullai ka bërë të ditur se reforma nuk fillon me largime apo penalizime nga puna, por me ndryshimin e mentalitetin në menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje. Ai konfirmon se po punohet për projekt-programin e vitit 2013 ku do të bëhet edhe një reformë për përmirësimin e strukturës organike.

Projektet, në tetor ndryshime radikale

Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve ka nevojë për përmirësimin e kushteve të studentëve. Ky është edhe objektivi kryesor i Hajrullait dhe drejtimi i punës së tij ka qenë pikërisht në hartimin e projekteve dhe miratimin e tyre nga Bordi Drejtues. Hajrullai që në ditët e para ka bërë një pasqyrim të situatës në ndërmarrje dhe kjo i është relatuar tre ministrive që bëjnë pjesë në Bordin Drejtues.

“Situata në godinat e konviktit nuk është në kushtet optimale për të jetuar në një bashkësi kolektive dhe për këtë arsye është ripunuar programi ekonomik i shoqërisë sh.a. Ky ripunim është paraqitur përpara bordit të përbërë nga përfaqësues të ministrisë së linjës bashkë me projekte, studime dhe preventiva të përqendruara në 4 drejtime kryesore. Bordi ka miratuar programin ekonomik të paraqitur nga ne dhe jemi në fazën e tenderimeve dhe prokurimeve.

Muajt e verës do të jenë muaj pune për Ndërmarrjen e Trajtimit të Studentit që viti akademik t’i gjejë me kushte sa më optimale”, tha drejtori Hajrullai. Ky i fundit jep detaje edhe per 4 drejtimet ku do te nderhyet dhe per te cilat jane pergatitur projekte konkrete.

“Do te instalojme sistem ngrohje ne tre godinat e konviktit dhe sallën e studimit. Për këtë projekt është miratuar fondi dhe do të kushtojë 20 milionë lekë. Kjo do të bëjë të mundur shkurtimin e kostove me ngrohje individuale dhe do të sigurojë mundësi më të mira për të gjithë studentët që do të strehohen në vitin e ardhshëm akademik. Po kështu është parashikuar një investim për impiantin me pus për ujë industrial. Ky projekt do të bëjë të mundur furnizimin me ujë 24 orë për shërbimet e hotelerisë, dushe, lavanteri etj.

Ky investim kap vlerën e 3 milionë lekëve. Gjatë kësaj periudhe do të bëhet pajisja me karrige, tavolina, dyshekë, jastëkë, çarçafë, etj, për nevojat e studentëve me vlerën e 3.6 milionë lekëve. Do të bëhen riparime, lyerje dhe ndërhyrje to tjera të nevojshme. Veç këtyre investimeve të miratuara në programin ekonomik dhe që do të realizohet brenda një kohe të shkurtër është bërë projekti për izolimin e tarracave te objektit hoteleri.

Po keshtu ne projektet e drejtorit Hajrullai eshte edhe nje nderhyrje per adabtimin e objektit te hotelerise me nje shtese me konstruksion metalik per permisimin e kushteve dhe funksionimin e tualetit ne cdo dhome te konviktit.

Godine e re…

Ne planet e tij eshte edhe ndertimi i nje godine te re per studentet. “eshte bere projekt studim bashke me preventivin per ndertimin e nje objekti 6 katesh, i cili do te paraqitet prane ministrive te linjes ku edhe do te kerkohet mbeshtetje financiare.

Ne jemi duke plotesuar projektet qe do te aplikohen nepermjet granitit konkurrues. Te gjitha keto ndryshime do te ndodhin vitin e ri akademik pasi fondet jane dhe jane miratuar nepermjet programit ekonomik nga bordi drejtues i SH.A”.

Te gjitha nderhyrjet e menjehershme per te cilat jane fomdet, por edhe me projektet e reja qe ka ne objektivat e saj Ndermarrja Trajtim-Studenti, qellimi eshte te konkurojme tregum privat te qirave per studentet duke i rikthyer ne keto ambinte qe vec te tjerash do te kene edhe permisime te tjera ne kushtet e sherbimeve. “Ne synojme qe me investimet qe do te bejme , te shtojme numrin e studenteve.

Duke filluar nga viti i ardhshem akademik ata do te kene sherbimin e internetit falas me nje salle moderne brenda ambienteve te konviktit. Vec kesaj ne kemi realizuar edhe projekt-studimin e nje mense bashkekohore me ushqim te garantuar dhe cmime per studentet. Sigurisht te gjitha keto ndryshime qe do te bejne nje hap te madh cilesor per te gjithe ata qe do te zgjedhin konviktin per jeten studentore, kane edhe nje ksoto.

Ne kemi vendosur rritjen e tarifes nga 29 mije leke ne 34 mije leke. Keto nderhyrje jane vetem fillimi i asaj cfare kemi objektiv ne vazhdim. Ne vitin e ardhshem kalendarik projektohet nderhyrja ne sistemin elektrik, hidrosanitar dhe ne objekte. Keto jane ndertuar ne vitet 70-te dhe sigurisht qe kerkojme nderhyrje te plota per shak te amortizimit. Konvikti i Universitetit te Elbasanit per kushtet qe ofron eshte nder me te miret ne vend dhe ne synojme ta cojme me perpara duke u garantuar studenteve standarte qe do t’i bejne ata te zgjedhin me deshire per te jetuar ne keto ambiente.

Jane bere disa nderhyrje model ne zyra dhe sallen e studimit dhe keto do te vazhdojne me tej duke qene serish model te kushteve ne te gjithe vendin madje edhe duke konkuruar denjesisht konviktet private”.

 

Të përfshirë dhe studentët

Në rreth 3 muaj punë Albe Hajrullai ka të qarta edhe ndryshimet që kërkohen në këtë institucion. “Buxheti i vitit 2013 d të hartohet me pjesëmarrjen e nj përfaqësie edhe nga studenti për të marrë mendimin e tyre mbi plotësimin e standardeve qe ata kërkojnë.

Ne do të rishikojme edhe rregulloren e shoqërisë aksionare në bazë të kërkesave te reja që do lindin”. Duke përfunduar drejtuesi i ri i konvikteve thote se kjo është faza e shpalljes se tenderëve dhe prokurimet. Periudha e verës do të jetë pune intensive për të gjithë Ndërmarrjen e Trajtimit të Studentëve qe ne Tetor gjithcka te jete gati me ndryshime thelbesore per pritjen e studenteve te rinj. Aktualisht ne kovikte strehoen 1140 studente dhe synohet nje rritje e ndjeshme e numrit me permisimin e kushteve ne fillim te vitit te ri akademik.

 

 

 

 

 

Similar Posts: