Komisioni i MASHT, i gatshëm të rekomandojë ‘ndryshimet’ në histori

Author: | Posted in Culture No comments

rame-bujaMinistri i Arsimit, Rame Buja, ka ngritur komisionin per rishikimin e teksteve te gjeografise dhe historise, perfundoi punen e tij. Eshte pergatitur gjithashtu edhe raporti mbi te cilin perfshihen keshillat se ne cilat pjese te teksteve te historise duhet te kete korrigjime. Ministri Buja bent e ditur se akoma nuk ka marre ende raportin e komisionit.

Komisioni Evropian ka kerkuar nga vendet ballkanase qe duhet te korrigjojne ato pjese te teksteve te historise dhe gjeografise ku shprehet urrejtja ndaj Kosoves dhe shqiptareve. Per kete arsye ministri Rame Buja krijoi komisionin ne 5 prill te vitit 2011 per te korrigjuar keto tekste.

Ne vitin e ardhshem shkollor tekstet do te dalin te korrigjuara sepse komisioni e ka perfunduar punen e tij. Ne nje interviste me Radio Kosoven, ministri i Arsimit Rame Buja ka prononcuar se ceshtja e Komisionit Evropian eshte keqkuptuar qe prej takimit me ministrin e arsimit te Turqise.

Buja deklaroi se te dy kishin sqaruar ne nje takim per mediat se Ministri i Arsimit te Turqise nuk kishte kerkuar qe te nderrohej teksti i historise, sepse ajo nuk mund te kryhej nga nje minister cfaredo, sepse historia duhet te ngelet ne sensin e saj e pandryshuar. Ministri shtoi se ka marre masat obliguese per ndryshimin e gjuhes se urrejtjes dhe po mendon se cfare duhet marre parasysh per te ndryshuar sa me mire keto tekste. Pritet gjithashtu dhe raporti perfundimtar i reagimeve te kesaj ceshtjeje.

Raporti i Komisionit nuk i eshte dorezuar akoma minstrit Buja, por ai pohon se eshte informuar se korrigjimet jane bere ne menyre efikase dhe kembengulse.

Ai beson se korrigjimi ka perfunduar me sukses dhe se shume shpejt do t’ia dorezojne atij personalisht. Sapo te marre raportin ai do te publikoje menjeher se ku jane bere ndryshimet, por historia sipas tij nuk ka ndryshuar dhe as nuk ka per te ndryshuar. Thjesht do te jete korrigjuar vetem ndonje shprehje ose fjale e papelqyer.

Kerkesa e Komisionit Evropian per shangien e gjuhes se urrejtjes ne librat shkollore eshte e vlefshme per te gjitha rajonet e ballkanit. Ne shkollat serbe ne Kosove egzistojne tekste kontradiktore me realitetin historik, por edhe te Kushtetutes se Kosoves.

Similar Posts: